Numri total i vizitorëve që janë futur në Shqipëri është mbi 6,7 milionë në 10 muaj, duke tejkaluar edhe të gjithë vitin 2019 që deri më tani ka qenë më i suksesshmi.

Referuar të dhënave, janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja, 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave.

Pak ditë më parë, edhe Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë përsa i përket rimëkëmbjes krahasuar me periudhën para pandemisë, me një rritje me 18% krahasuar me vitin 2019.

Lexo po ashtu:  Dy vjet pas djegies dhe pas 800 milion eurosh fonde të mbledhura Katedralja Notre Dame kërkon më shumë para për riparime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *