Kanceri kolorektal (kanceri i rektumit dhe zorrës së trashë) prek miliona meshkuj dhe femra në të gjithë botën, prandaj kuptimi i sëmundjes dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar është hapi  i parë drejt shërimit. Sa më herët të dallohet aq më i kurueshëm është.

  1. Kanceri i zorrës së trashë prek si meshkujt edhe femrat

Kanceri i zorrës së trashë është lloji më i shpeshtë i kancerit në meshkuj dhe i dyti tek femrat pas kancerit të gjirit.

  1. Nëse bëni kontrolle të rregullta, kanceri i zorrës së trashë është i parandalueshëm

Në shumë raste nëse bëni kontrolle të rregullta tek mjeku, kanceri i zorrës së trashë mund të parandalohet duke zbuluar dhe hequr polipet para se ata të kthehen në kancer. Ose mund ta dalloni kancerin e zorrës së trashë në fazat më të hershme kur trajtimi është më efektiv.

  1. Mosha është faktori kryesor i riskut për kancerin e zorrës së trashë

90% e rasteve me kancer të zorrës së trashë shfaqen në burra dhe gra të moshës 50 vjeç apo më të vjetër, dhe risku për të zhvilluar këtë sëmundje rritet me moshën. Por, si shumë sëmundje kjo nuk është absolute, edhe njerëzit më të rinj mund të preken nga kanceri i zorrës së trashë.

  1. Ka shenja paralajmëruese, por ato nuk janë të hershme
Lexo po ashtu:  Henneguya salminicola, organizmi i parë shumëqelizor që nuk përdor oksigjenin

Ashtu si kanceri i mushkërive dhe ai i qafës së mitrës, edhe kanceri i zorrës së trashë mund të jetë i vështirë të dallohet në fazat e hershme. Simptomat mund të përfshijnë: jashtëqitje të gjakosura, diarre, kapsllëk, dhimbje gazrash, fryrje, therje, humbje në peshë pa asnjë arsye, të vjella, lodhje etj.

  1. Stili i jetesës mund të ndikojë në kancerin e zorrës së trashë

Shumë faktorë të lidhur me stilin e jetesës mund të jenë të lidhur direkt me riskun për kancer të zorrës së trashë. Obeziteti jo vetëm që i rrit gjasat për t’u prekur nga ky kancer me 30% por gjithashtu rrit riskun dhe për komplikacione gjatë trajtimit. Duhanpirja rrit gjithashtu riskun për zhvillimin dhe vdekjen nga ky lloj kanceri.

Faktorë të tjerë risk përfshijnë konsumimin e tepërt të alkoolit, mungesën e aktivitetit fizik dhe dietën ushqimore me shumë mish të kuq dhe të procesuar.

  1. Historia familjare është e rëndësishme

Njerëzit me një të afërm të gradës së parë (prind, motër, vëlla, fëmijë) të prekur nga kanceri i zorrës së trashë kanë dy deri në tre herë më shumë mundësi për ta zhvilluar këtë sëmundje.

  1. Problemet shëndetësore mund ta rrisin rikun për kancer të zorrës së trashë
Lexo po ashtu:  SHBA, fillon prova klinike për vaksinën e koronavirusit

Risku për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë rritet nëse keni një nga këto probleme shëndetësore: diabet të tipit 2, sëmundje inflamatore të zorrëve, duke përfshirë kolitin ulceroz dhe sëmundjen e Crohn, sindroma Lynch etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *