Ndërsa hipim në avion dhe marrim një përshëndetje të ngrohtë, në realitet gjendemi në lupën zmadhuese të asistentëve të fluturimit.

“Pasagjerët mendojnë se vetëm po i përshendesim te porta”shpjegon Jay Robert, asistent fluturimi e themelues i “Fly Guy” .

“HuffPost” ka përmbledhur një listë me 7 gjërat që personeli i fluturimeve vëren sapo hipim në bordin e avionit.

1-Nëse i sheh në sy

“Kam vërejtur se ka nga ata që më shohin në sy e nga ata që nuk e bëjnë këtë. Shpesh, kush nuk më sheh në sy, më fut në dyshime. Këta persona kanë frikë të fluturojnë? Ndjehen mirë? Kanë probleme personale? Këto janë gjërat e zakonshme që personat nuk i thonë dhe është detyra ime që të mundësoj një eksperiencë fluturimi të pëlqyeshme” shprehet Stephanie Mikel e Southwest Airlines.

2-Nëse je i dehur

“Pasagjerët e dehur ose agresivë janë të dyshuarit e parë që kërkojmë të identifikojmë në hyrje. Të gjithë kemi kryer trajnime për teknikat bazë të “taekwondo” për t’i bërë ballë çdo agresioni që mund të ndodhë përgjatë fluturimit, por parandalimi është objektivi parësor” shprehet Jay Robert nga “Fly Guy”.

Lexo po ashtu:  ZBYTHJE TAKTIKE E SERBISË !?

3-Nëse dukesh në formë

“Kërkoj gjithnjë persona që janë në formë për të asistuar personelin e fluturimeve në rast se verifikohen probleme, si ndonjë që mund të ndihmojë të tjerë në rastet e një evakuimi emergjent” shprehet Zac Ford, asistent fluturimi.

4-Nëse flet me ta

“Kur i them mirupafshim një pasagjeri dhe ai më përgjigjet: Sa person i sjellshëm”. Nëse ndonjëherë do të kem nevojë për diçka, mund t’ia kërkoj atij” shprehet Heather Poole nga American Airlines.

5-Nëse s’je në formë apo nuk ndjehesh mirë

“Eshtë e rëndësishme për të kontrolluar nëse pasagjerët e mi janë në gjendje që të përballojnë fluturimin. Pasi të mbyllen portat dhe jemi në ajër, është vërtetë e vështirë përballimi i emergjencave mjekësore. Faza e akomodimit në bordin e avionit është momenti më i mirë për t’u dhënë një shikim të shpejtë atyre që hipin në avionin tim” shprehet Claudia Sieweck nga “TUI fly”.

6-Nëse je shtatzënë

“i shikoj gjithnjë gratë nga barku për të parë nëse janë shtatzënë. Pasi ka kaluar njëfarë periudhe shtatzanie, ato kanë nevojë për një certifikatë mjekësore që i lejon të fluturojnë. Nëse shtatzania është në momentet e fundit, nganjëherë nuk pranohen në fluturim”shprehet Jay Robert i “Fly Guy”

Lexo po ashtu:  Konjufca: Për 24 vjet jam përpjekur të shkruaj për 5 marsin, por sakrifica e Jasharajve është përtej fjalëve

7-Nëse je nervoz

“I pyes pasagjerët nëse gjithçka është në rregull nëse kam ndjesinë se diçka nuk po shkon siç duhet. Pasagjerët që kanë frikë nga fluturimi kanë vëmendjen time të veçantë” shprehet Claudia Sieweck nga “TUI fly”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *