Fëmijët janë pasuria jonë më e çmuar, por ato janë gjithashtu shqetësimi ynë i madh. Bota sot, me të gjitha rreziqet e saj, sigurisht që na shqetëson. Atëherë, çfarë të bëjmë për t’i mbrojtur, për t’i bërë të ndihen të sigurt?

Sigurisht, askush nuk do të ketë kurrë një recetë të përsosur për këtë. Sidoqoftë, ne mund të zbatojmë disa rregulla, brenda dhe jashtë shtëpisë, për të siguruar mirëqenien e tyre.

1- Fjala sekrete

Para së gjithash, për sigurinë e tyre, le të mendojmë të krijojmë një fjalë, një fjalëkalim familjar, të cilin e dimë vetëm ne dhe disa njerëz të besuar.

2- Informacione të rëndësishme

Siç janë adresa e shtëpisë dhe numrat e telefonit të prindërve dhe gjyshërve. Kur fëmija është ende i vogël për të mësuar përmendësh të gjitha këto informacione, le ta shkruajmë atë në një copë letër për të futur në xhep, çantë shpine apo edhe në këpucë. Dhe i kujtojmë fëmijës tonë se në rast se humbet, ai mund t’ia japë atë për ndihmë një të rrituri.

Lexo po ashtu:  Ky është çaji që qetëson dhimbjet e barkut apo çdo problem të aparatit tretës

3- Mos u afroni me të panjohur

Një rekomandim themelor sot. Ne duhet t’i mësojmë, pa i trembur, të mos ndalen për të folur me të huajt edhe kur janë të veshur mirë, janë të pashëm dhe ofrojnë karamele ose biskota.

4- Rreziqet e internetit

Për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt, le t’i informojmë mirë për rreziqet e internetit. Të gjithë e dimë se videot dhe informacionet që nuk janë të përshtatshme për të mitur janë të gjendshme në internet, dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj sulmit kibernetik që prek shumë të rinj sot.

5- Numrat e telefonit për emergjenca

Si ato të policisë ose zjarrfikësve, urgjencës mjekësore. Kujtimi i tyre është i rëndësishëm, një mësimdhënie që nuk duhet të lihet pas dore dhe që mund të shmangë situata të rrezikshme.

6- T’u thonë jo kërkesave që i fusin në siklet

Midis 7 gjërave që duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj, ekziston rëndësia që të dinë të thonë jo kur kërkesat e të tjerëve i bëjnë ata të futen në siklet, janë tepër të ngutshme ose tentojnë t’i shfrytëzojnë.

Lexo po ashtu:  Përfitimet shëndetësore nga konsumi i përditshëm i boronicave

7- Çfarë duhet të bëjnë në rast se humbin

Një fëmijë mund të humbasë, dhe më shumë se një prind e di këtë. Mësojini fëmijët të mos lëvizin në këtë rast, por të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë aty ku janë, sepse kjo është shumë e rëndësishme për t’i gjetur ata.

Në përfundim:

Këto sugjerime mund të jenë një ndihmë e vlefshme për sigurinë e fëmijëve tanë, e rëndësishme është që ata t’i marrin pa ankth, pa frikë.

Kështu që kur flasim me ta, kur ua shpjegojmë, le ta bëjmë me qetësi, pa ashpërsi, për të vegjlit mbase ta bëjmë si një lojë.

Ne gjithmonë flasim me fëmijët tanë në një gjuhë të përshtatshme për ta, e lëmë derën e komunikimit të hapur, kështu që ata do të jenë gjithmonë të afruar ndaj nesh, nuk do të na fshehin asgjë.

Kjo është mënyra e duhur për sigurinë e tyre.