Nëse ai fillon dhe sillet çuditshëm është thjesht çështje kohe derisa të japë shenjat e para të tradhtisë. Edhe nëse ju keni besim verbërisht, një shenjë sado e vogël nuk do t’ju shpëtojë pa ju bërë përshtypje në sjelljen e tij. Cilat shenja s’duhet të injoroni, i gjeni më poshtë:

1. Ata ndryshojnë pamjen e jashtme

Nëse krejt papritur ai fillon merret me pamjen e jashtme, tregohuni të vëmendshme.Nuk e kemi fjalën për ca blerje të reja krejt normale, por tek detajet. Dëshira për të ndryshuar komplet garderobën ose fakti që shihet në pasqyrë më shumë se më parë.

2. Sillen çuditshëm me telefonin e tyre

Ka një fjalëkalim të gjatë, mbulon me dorë ekranin sa herë i vjen një mesazh apo merr mesazhe më shpesh se zakonisht.

3. Krejt papritur shfaqin interesa të tjera

Papritur ai nis të pëlqejë dhe bëjë gjëra që s’i ka bërë më parë. Ndoshta gjëra që pëlqen personi tjetër me të cilin del.

Lexo po ashtu:  Fuqia e përulësisë!

4. Zhduket kur del nga shtëpia

Patjetër që është e shëndetshme dhe e nevojshme hapësira personale, por nëse sa herë del të jep ndjesinë që e ka përpirë Toka, duhet të shqetësohesh.

5. Ti s’je në rrjetet e tyre sociale

Nëse keni një lidhje të kosnoliduar, ai duhet të jetë i hapur në raport me ty. Jo domosdoshmërisht postimet romantike tregojnë shumë, por nëse ju fsheh vazhdimisht, diçka nuk shkon.

6. Krejt papritur, ata janë shumë të mirë

Distanca emocionale ose “ftohja” është një shenjë e tradhtisë, por një tjetër shenjë po aq shqetësuese është edhe e kundërta. Ndjesia e fajit dhe nevoja për të zbutur gabimin e bëjnë atë të sillet çuditshëm dhe ngrohtë më shumë se zakonisht.

7. Janë më pak të interesuar në s.eks

Nëse ka qenë zakonisht ai që nis i pari dhe kjo ka ndryshuar, ka diçka.Duhet të flisni.

Burimi: Bustle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *