Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit, Mossad, Efraim Halevy, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se depërtimi i Hamasit nga Gaza më 7 tetor nuk mund të faturihet si dështim për organizatën izraelite.

Mbulimi i Gazës nuk ishte mision i Mossadit dhe ne nuk ishim aktivë aty veçse në rrethana shumë ekstreme…Kështu që nuk e di sesi kjo erdhi dhe si ndodhi dhe sesi ne dështuam…Është e qartë se ky sulm ishte planifikuar shumë më përpara dhe janë bërë shumë për të dërguar 1000 njerëz në sulm. Dua të them po ashtu se kreu i shërbimit të sigurisë mori përgjegjësi në publik. Kreu i shërbimit ushtarak mori përgjegjësi në publik. Të tjerë po ashtu kanë marrë përgjegjësi. Vetëm një njeri nuk ka marrë përgjegjësi në publik. Ju e dini për cilin po flas, ka thënë Halevy duke akuzuar kryeministrin Netanyahu.

Sipas tij ajo që ndodhi në Gaza më 7 tetor kërkon hetime të thella, edhe në burgjet e Izraelit, ku mbahen të burgosur palestinezë që kanë qenë aktivë me Hamasin. Halevy shtron megjithatë edhe aspektin ushtarak të sulmit të Hamasit, që sipas tij në një pikëpamje të tillë do të sulmi do të studiohet dhe duhet studiuar edhe nga shërbime të tjera sekrete, sepse përfaqëson një shembull që mund të adoptohet në vende të tjera.

Kapaciteti i operacionit dhe pajisjet që përdorën – të tjerët erdhën me këmbë dhe disa me motoçikleta – duhet studiuar. Ishte një sulm i organizuar nga çdo pikëpamje. Dhe fakti se ata në një pikë ishin në prag të marrjes së kontrollit të plotë të komandës së divizionit aty dhe se hynë në godinat e komandës, është diçka përtej të pranueshmes, vijon Halevy.

Sipas tij as Hezbollahu dhe as Irani nuk kanë interes të përfshihen në një konflikt në shkallë të gjerë me Izraelin; Hezbollahu sepse e di që Izraeli është i përgatitur për luftë në dy fronte dhe Irani sepse do të çojë më tej marrëdhëniet me Arabinë Saudite që u ndërmjetësuan nga Kina. Në këto kushte pikëpyetja më e madhe është se kush qëndron pas përgatitjes operacionale të sulmit të 7 tetorit, cili është synimi politik i tij përveç hakmarrjes që duket se lidhet me mënyrën e ekzekutimit të njerëzve ditën e parë. I vetmi arsyetim që mbetet në këmbë për momentin është fakti se sulmi ka përmbushur të paktën një provokim: përfshirjen e Izraelit në ndërhyrjen tokësore.

Lexo po ashtu:  Jürgen Habermas mbi krizën e koronavirusit: “Kurrë nuk ka pasur më shumë dituri për paditurinë tonë”