Mendimtarët e thellë janë lloji i njerëzve që humbasin lehtësisht në mendimet e tyre. Ata mund ta mbyllin botën e jashtme, pa e kuptuar as vetë, thjesht duke menduar dhe reflektuar.

Njerëzit që kanë këtë tipar priren gjithashtu të jenë më inteligjentë dhe më analitikë se shumica.

Zotërimi i kësaj karakteristike do t’ju karakterizojë nga disa sjellje që jo të gjithë i kanë. Këtu janë 8 gjëra të çuditshme që ju mund të bëni nëse jeni një mendimtar i thellë:

Ju analizoni të kaluarën

E kaluara është zhdukur prej kohësh, por ju ende tentoni të qëndroni me të. Ju kaloni një kohë të madhe duke menduar mbi gjërat që tashmë kanë ndodhur, për të parë nëse ka ndonjë gjë që mund të keni humbur.

Së bashku me këtë, ju pëlqen të ri-imagjinoni ngjarjet e kaluara dhe të kuptoni se si mund t’i kishit bërë gjërat më mirë.

Ju kaloni shumë kohë vetëm

Mendimtarët e thellë priren të jenë introvertë. Meqë ata kanë një zhurmë të madhe në kokat e tyre gjatë gjithë kohës, të paturit përreth shumë njerëz mund të jetë dërrmuese për ta.

Lexo po ashtu:  Persona që vetëm kritikojnë jetën tuaj dhe qëndrojnë si gjykatës, duhet t’i largoni menjëherë

Ju mendoni se më mirë do ta kalonit kohën tuaj vetëm sesa me shumë njerëz. Kjo ju jep mundësinë të reflektoni pa ndërprerje.

Ju i shikoni gjërat nga çdo perspektivë

Nuk ka vetëm dy anë në çdo histori, ka një sasi pothuajse të pafundme të palëve.

Kur shikoni diçka, ju pëlqen të analizoni çdo perspektivë të mundshme. Ju e përdorni këtë taktikë për t’ju ndihmuar të merrni vendime dhe t’i kuptoni më mirë njerëzit.

Ju e planifikoni një bisedë para se të ndodhë

Kur e dini se keni një bisedë të rëndësishme për të bërë me dikë, ju pëlqen të mendoni për atë që do të thoni së pari. Shumë shpesh, ju përfundoni duke planifikuar një skenar të tërë të bisedës me personin tjetër.

Ju jeni jashtëzakonisht kuriozë

Misioni juaj kryesor në jetë është të mësoni më shumë rreth botës që ju rrethon. Çdo gjë dhe gjithkush ka më shumë për të thënë se ajo që syri ju sheh dhe ju doni të shihni gjithçka.

Lexo po ashtu:  7 kuriozitete që ndoshta nuk i dini për elefantët, të mbijetuarit e fundit të një linje gjitarësh që datojnë 50 milionë vjet më parë

Ju dëshironi të kuptoni se si funksionojnë gjërat, historinë që qëndron prapa tyre, atë që njerëzit mendojnë për to dhe rreth gjithçkaje tjetër.

Ju jeni të ndjeshëm

Jo të gjithë janë kaq të ndjeshëm sa ju jeni. Ju jeni persona shumë përkujdesës dhe nuk doni asgjë më shumë përveçse të ndihmoni njerëzit. Të shihni dikë në dhimbje ju shqetëson shumë.

Ju pëlqen t’i vëzhgoni njerëzit

Rrugët e zëna, kafenetë, plazhet, parqet, këto janë të gjitha vendet ku ju pëlqen të uleni dhe të shikoni. Ju adhuroni të shihni atë që njerëzit po bëjnë dhe ku po shkojnë. Përveç kësaj, shpesh përfundoni duke krijuar histori të vogla për njerëzit që shihni gjithashtu.

Ju jeni të hapur për gjithçka

Inteligjenca është diçka që mund të vijë vetëm nga gatishmëria për t’i parë gjërat në një kënd tjetër. Ju jeni jashtëzakonisht të hapur ndaj ideve dhe mendimeve të njerëzve të tjerë. Po kështu, ju doni të përjetoni gjëra të reja dhe ta shihni botën përmes syve të dikujt tjetër.

Lexo po ashtu:  Letrat më të famshme të dashurisë!

Të jesh një mendimtar i thellë mund t’ju marrë shumë energji, por ju hap një botë që jo të gjithë mund ta përjetojnë. Mos harroni të gjeni kohë për veten tuaj për t’u çlodhur dhe për të qetësuar mendimet që ju pushtojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *