Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është thirrur në tri interpelanca në Kuvend.

Vetëvendosje ka dërguar kërkesë zyrtare që Hoti të paraqitet në interpelancë për Ujmanin, fatin e të pagjeturve dhe Asociacionin, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur Vetëendosje me anë të një komunikate për media.

Ata kanë bërë të ditur se në fund të interpelancës për Asociacionin, do të propozohet një rezolutë që ia ndalon çdo zyrtari publik kompetencën për rikthimin e kësaj çështjeje.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i LV ka dorëzuar tri kërkesa për interpelancë me Avdullah Hotin.

E para ka të bëjë me zotimin e Avdullah Hotit në Uashington për ta ndarë Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Kjo është e paprecedentë dhe e rrezikshme ngase e përparon interesin e Serbisë për ta minuar sovranitetin e Republikës tonë, duke i dhënë asaj qasje në resurse tona ekonomike e strategjike. As Hoti, po as delegacioni i tij nuk kanë legjitimitetin për ta bërë këtë.

Ndërkaq, e dyta ka të bëjë me zotimin tjetër të tij në Uashington që kushtëzon zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit me ata që janë zhvendosur. Kjo përveç se është e dëmshme është edhe çnjerëzore.

Lexo po ashtu:  Kush ndërton lajmin ndërkombëtar për shqiptarët?

Interpelanca e tretë ka të bëjë me deklaratat e Avdullah Hotit pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian dhe Komisionin e Politikës së Jashtme ku tha se “do ta respektojë plotësisht marrëveshjen për ‘Zajednicën’.” Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e kishte hedhur poshtë këtë plan të Serbisë, duke gjykuar se ajo shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës në gjithsej 23 pika. Në fund të interpelancës Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e një Rezolute që mes tjerash ia ndalon çdo zyrtari publik e shtetëror kompetencën dhe autorizimin për të biseduar për rikthimin e kësaj çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *