1. Marrja e vendimeve bazuar në mendimet e të tjerëve.

Kur merr një vendim në bazë të atyre që mendojnë njerëzit, në përgjithësi ndodhin dy gjëra:

a. Bën një zgjedhje të keqe në punë: ka kaq shumë njerëz që kanë studiuar për një diplomë për të cilën pendohen, ose kanë kaluar një jetë duke ndjekur një karrierë që ata me të vërtetë nuk e donin. Nëse jeni duke kërkuar për miratimin e prindërve tuaj, ose duke vënë paratë dhe prestigjin para pasionit, një vendim i gabuar në biznesit është diçka me të cilën do të duhet të ballafaqoheni përgjithmonë.

b. Nuk arrin të mbështetesh në parimet e tua: kur i kushton shumë rëndësi mendimit të shefit, pyet se sa para i duhen bashkëshortit që të jetë i lumtur, ose merakosesh për përshtypjen e keqe që bën nëse dështon, rrezikoni që të shkelësh parimet e tua morale. Dëshira e zjarrtë për të bërë një përshtypje të mirë komprometon aftësinë për të qëndruar besnik ndaj vetes dhe, në thelb, të ndihesh mirë me ndërgjegjen tënde.

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919

Mënyra më e mirë për të shmangur përfundimin me mendimet e njerëzve të tjerë është të kuptosh se ato janë thjeshtë opinione… dhe kaq! Ky është vetëm mendimi i tyre. Vetëbesimi i vërtetë vjen nga brenda.

2. Pendimi se ke punuar kaq fort

Të punosh shumë është një mënyrë shumë e mirë për të bërë dallimin në botë, për të mësuar, për t’u rritur, për t’u ndjerë i realizuar, ndonjëherë edhe për të gjetur lumturinë.

Por bëhet problem kur ata që e vuajnë janë njerëzit e tu të dashur. Paradoksalisht, ne shpesh punojmë shumë për njerëzit që duam pa e kuptuar se ato i japin më shumë vlerë shoqërisë sonë, sesa parave tona. Sekreti është gjetja e një ekuilibri mes të bërit asaj që do, dhe të qenit me njerëzit që do. Përndryshe një ditë, duke hedhur sytë prapa, mund të pendohesh që nuk i ke dhënë më shumë rëndësi alternativës së dytë.

3. Pendimi për mosshprehjen e ndjenjave

Që fëmijë na mësojnë se emocionet janë të rrezikshme dhe duhet të shtypen dhe të kontrollohen. Zakonisht funksionon në fillim, por në fund ato emocione do të rriten deri sa të shpërthejnë. Gjëja më e mirë që mund të bësh, është që menjëherë t’i bësh ndjenjat të qarta. Është e dhimbshme, por të detyron të jesh e sinqertë dhe transparente.

Lexo po ashtu:  Sa më shumë qahesh për problemet e tua, aq më shumë probleme do të kesh!

4. Mosmbajtja e kontakteve me miqtë

Kur rrëmbehesh nga rutina javore, është e lehtë të harrosh se sa njerëzit mbështeten tek ti. Marrëdhënia me miqtë e vjetër është një nga gjërat e para që dështojnë kur jemi të angazhuar. Është keq, sepse shpenzimi i kohës me miqtë ndihmon në luftën kundër stresit. Vetëm miqtë e dashur janë në gjendje të sjellin energji, ide të reja dhe ndjenjën e përkatësisë.

5. Mosndjekja e lumturisë

Kur jeta është duke mbaruar, të gjitha vështirësitë me të cilat je ballafaquar, shuhen përballë momenteve të lumtura. Kjo ndodh sepse ti e kupton se, shpesh, vuajtja është një zgjedhje. Për fat të keq, pothuajse të gjithë e kuptojnë kur është tepër vonë. Ne të gjithë duhet të përballojmë dhimbjen, por mënyra se si reagojmë ndaj saj, është nën kontrollin tonë, ashtu si dhe aftësia për të përjetuar gëzimin dhe lumturinë. Mësoni të qeshni, buzëqeshni dhe jini të lumtur (sidomos kur jemi të stresuar). Mund të jetë e vështirë ndonjëherë, por është një sfidë për të cilën ia vlejnë të gjitha përpjekjet.

Lexo po ashtu:  Dhe jeta nuk është gjithmonë fushë me lule. Jeta është e vështirë. Është plot mundime dhe fatkeqësi...

Si konkluzion:

Pasojat e disa zgjedhjeve zgjasin përgjithmonë. Ne marrim shumicën e këtyre vendimeve çdo ditë dhe kemi nevojë për përqendrim dhe vizion, për të bërë që të mos na mundojnë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *