Në varësi të luleve, ndryshon dhe mjalti. Vlerat ushqyese të këtij të fundit njihen prej shekujsh, por vetëm studimet e kohëve të fundit kanë dalë në përfundimin se një lloj i caktuar mjalti është shumë herë më i shëndetshëm se llojet e tjera. Në terrene të ndryshme ku rriten bime e lule po ashtu të ndryshme, gjejmë mjaltë gështenje, sherebele, bliri, por ai Manuka prodhuar në Zelandën e Re, nga nektari i pemës së manuka-s as nuk krahasohet me të tjerët. Ai është i pasur me amionacide, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore, vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6, kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan etj, duke e shndërruar kështu në poduktin çudibërës që duhet të ketë çdo konsumator në regjimin e tij ushqimor.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Mjalti mund të aplikohet si në mënyrë topike (të jashtme) ose ta konsumoni. Mjalti i Manukës në ndryshim nga llojet e tjera ka dhe efektin e ngjashëm me antibiotikët pasi nektari i luleve të shkurreve manuka në Zelandën e Re është një ilaç i vërtetë.
Përbërësit antibiotike dhe antibakteriale të këtij lloji mjalti, janë studiuar nga shumë ekspertë dhe përfundimet e fundit janë botuar në revistën The Food Chemistry dhe Immunopharmacology and Immunotoxicology! Sipas këtij studimi mjalti manuka përdoret për:
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
1.Qetëson gastritin: Inflamimi i shtresës së brendshme të stomakut, njohur ndryshe si gastriti, është një ndër problemet më shqetësuese tek pothuaj të gjitha moshat. Mjalti është ushqimi i parë që përdoret zakonisht për të trajtuar gastritin, por mjalti Manuka ka ndikim akoma më të madh.
2.Parandalon dhe riparon dëmet e zorrës së trashë: Manuka ka ndikim në parandalimin e inflamacionit të zorrëve dhe në riparimin e tyre për shkakt të Sëmundjes së Zorrëve të Inflamuara. Ai sulmon inflamacionin dhe mbron dëmtimin strukturor që mund t’u ndodhë zorrëve gjatë inflamacioneve të ndryshme.
3.Forcon imunitetin: Përdorimi i mjaltit Manuka shoqërohet me benefite shëndetësore dhe rritje të rezistencës ndaj sëmundjeve. Testet laboratorike kanë zbuluar që ai përmban substanca që mund të nxisin prodhimin e citokinave. Citokinat janë proteina që angazhohen në imunitetin e organizmit.
4.Të mbron ndaj ftohjeve stinore dhe rrufës: Po të përdorësh mjaltë Manuka gjatë sezonit të virozave, ndihmon për të mos u prekur prej tyre. Një lugë çaji mjaltë Manuka 2-3 herë në ditë mund të ndihmojë t’u dalësh në krye të stinës së virozave, pa dëme për shkak të veprimit të tij imunitet-përforcues. Nëse je ftohur, një pije e përgatitur me mjaltë mund të lehtësojë simptomat.
5.Qetëson kollën: Mjalti Manuka është edhe më efektiv kundër kollës për shkak të veprimit më të lartë antibakterial që vjen nga prania e MG dhe përbërësve të tjerë bioaktive veç peroksidit të hidrogjenit që gjendet në të gjitha llojet e mjaltit. Ekzistojnë edhe disa karamele kundër kollës që përmbajnë mjaltë Manuka dhe propolist, por mund të kesh të njëjtat përfitime duke marrë 1 ose 2 lugë çaji mjaltë natyral Manuka me UMF 15+ ose më shumë. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress