“Shqiptarët kanë një reputacion shumë të merituar për mikpritjen – bukë, kripë dhe zemër – dhe dashamirësinë”, deklaroi sot e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ndërsa u drejtohej familjeve mikpritëse dhe vullnetarëve të trajnuar, gjatë ceremonisë së betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Moses-Ones theksoi se “së shpejti, këta të trajnuar do të bëjnë një betim ku do të premtojnë të ndajnë kulturën amerikane me zemër të hapur dhe me mendje të hapur, por tashmë ju keni ndarë me ta kulturën shqiptare duke iu hapur atyre shtëpitë, jetët dhe zemrat tuaja”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Ne amerikanët ndjekim vizionet tona, pavarësisht se sa të çmendura ose të marra mund të duken. Aspiratat tona kombëtare përmblidhen në frazën e njohur – ëndrra amerikane – për një arsye. Ne jemi ëndërrimtarë. Nuk jemi të interesuar të dëgjojmë se diçka nuk mund të bëhet. Jemi shumë të interesuar të kuptojmë se si ta bëjmë atë. Ky është shpirti i Amerikës. Ky është shpirti i Korpusit të Paqes. Nuk keni nevojë të zgjidhni çdo problem të Shqipërisë”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Erdogan në Serbi. Priten qindra milionë dollarë investime në Serbi

Po ashtu Leyla Moses-Ones shtoi se shqiptarët që takoni nuk do t’ju harrojnë kurrë. Pasi t’ju kenë parë një herë, nuk do të jenë në gjendje të mos ju shohin më, sidomos të rinjtë.

“Brezi më i ri i Shqipërisë është i zgjuar, i talentuar dhe i paduruar për ndryshim. Kur shohin shoqërinë e tyre, ata duan diçka më të mirë. Që kjo të ndodhë, ata mbështeten tek ëndërrimtarët. Mbështeten te njerëz si ju, njerëz me guxim për të ndjekur fantazitë e tyre dhe për t’u përpjekur për to. Pra, ju do të jeni amerikanët e tyre. Ju do të keni rëndësi për ta. Shumë prej tyre do të angazhohen për një Shqipëri më të mirë për shkakun tuaj”, tha ajo.

Në fund, Ones tha: “Ruajeni çdo çast dhe mësoni gjithçka mundeni në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, në mënyrë që të mund të ndani atë që keni bërë me ëndrrën tuaj. Ne kemi nevojë për ëndërrimtarë edhe atje në vendlindje”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Prindërit e Astrit Deharit në Kuvend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *