Edi Rama duket se ka joshur – ndoshta me qeverisjen e tij – edhe një drejtues të nje partie politike tradicionalisht të djathte si kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. I cili citohet të jetë shprehur se është gati për aleancë me të majtën nëse:

Edi Rama na ndjek

Ku? Kush e di!

Këtë sipas tij do ta bëjë nëse e kërkon e mira e Shqipërisë. A përbën lajm një gjë e tillë? Sigurisht që jo. Alimadhi dhe Balli i tij Kombëtar virtual nuk iku nga Basha për të shkuar te Basha. Thjesht Alimadhi ka bërë një deklaratë. Me interes megjithatë është alibia e “të mirës së Shqipërisë”. Të cilën e zbulojnë shpesh se qëndron te pushteti.

Mund ta gdhijmë me analizën nëse Edi Rama lidhet me të mirën e Shqipërisë, sepse e Mira ka shumë aspekte dhe ajo shpesh është rrethanore. Por ne me siguri që shquajmë se Edi Rama lidhet me Dështimin e Shqipërisë që është i kristaltë.

Dështimi i Shqipërisë është padyshim përgjegjësi e të gjithëve Ne që kemi zgjedhur njerëz si Edi Rama e të tjerë që dinë vetëm që këtë dështim tonin për të kuptuar të mirën, apo ballafaquar të vërtetën ta shndërrojnë në Shqipëri të Dështuar.

Lexo po ashtu:  Edhe hâna do t'a dije, edhe dielli do t'ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!

Ku duam t’i rrisim fëmijët, shkollojmë ata, ku duam të kurohemi? Jashtë Shqipërisë. Më saktë Larg saj. Po edhe drejtësinë e shpresojmë mga Strasburgu.

Çfarë ka më të dështuar se kaq?

Atëherë cili model, cili sukses e ka joshur Alimadhin? Asnjë veç të vetmit që mund të joshë një shqiptar.

E çuditshmja është sesi vazhdohet me këtë demagogji fare të trashë në një vend ku ka një pjesë të madhe të shoqërisë që ka kthyer kokën përtej Shqipërisë, që nuk “shikon më lajme” e që madje ka neveri edhe nga spektakli degradues i një qeverie që vrau çdo shpresë të këtij brezi. Edhe pse ajo ka shpallur se punon për gjeneratën tjetër, por mesa duket për atë gjeneratë që ka lidhje biologjike me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *