Kanë thënë për gruan…
Gratë janë si ylberi. Ku kalojnë ato, ngjyroset.
Alberto Moravia
Gratë janë si ëndrrat, nuk janë kurrë ashtu siç i do ti.
Luigi Pirandello
Shpesh, gratë bëjnë gjëra që të shtangin. Mund ta provosh gjithë jetën, por nuk do të kesh atë lehtësinë që e bëjnë ato. Janë të lehta brenda.
Alessandro Baricco
Të jesh grua është shumë tërheqëse. Është një aventurë që kërkon një lloj kuraje, një sfidë që nuk ka fund.
Oriana Fallaci
Nga sytë e grave rrjedh doktrina ime. Në to shkëlqen ende zjarri i vërtetë i Prometeut, janë libri, arti, akademia që tregojnë, mbajnë dhe ushqejnë botin.
William Shakespeare
Gratë nuk i shikon asnjëherë të ulen në një stol me njoftimin sipër: “Kujdes! E sapolyer”. Kanë sy ngado.
James Joyce
Grua nuk lind, bëhesh.
Simone de Beauvoir
Ndjenjat e thella ngjasojnë me gratë e ndershme. Kanë frikë të zbulohen dhe kalojnë në jetë me sytë e ulur.
Gustave Flaubert
Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa fantazi.
Marcel Proust
Jepuni grave rastin e duhur dhe ato mund të bëjnë gjithçka.
Oscar Wilde
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress