Franca është shtyrë më thellë në masat kufizuese për përballimin dhe frenimin e pandemisë së CoVid-19. Kryeministri Jean Castex njoftoi përmes një interviste në televizion se duke nisur që nga dita e martë të gjitha asortimentet jo të rëndësishme nuk do të lejohet të shiten në supermarkete.

“U them këtyre pronarëve dhe të tjerëve – të gjithë qytetarëve tanë – është më mirë të respektojmë këto rregulla sigurie dhe shëndeti tani në mënyrë që të dalim shpejt nga e gjitha kjo”, tha Castex në një intervistë për TF1 pasi premtoi mbështetje.

Deri më tani këto mallra nuk lejohet të shiteshin në dyqanet e vogla, por administrate e Macron ka menduar të shtrijë më tej kufizimet. Nuk dihet se mbi cilën analizë ndërtohet kjo strategji që po kushton shumë rëndë, por të dhënat flasin për rritje të shpejtë të infektimeve me 46 290 të infektuar vetëm këtë të djelë në Francë në një numër total prej 1.4 milionë të infektuarish.

Lexo po ashtu:  Plani ushtarak ukrainas/ Përgatitje për një betejë të madhe ushtarake kundër Rusisë

“Është për mbijetesën e ekonomisë sonë, është shëndetin tonë kolektiv”, tha Castex.

Jemi ende në muajin nëntor dhe asnjë shtet në Perëndim nuk po di të ndërmarrë masa të ndryshme nga ato të pranverës duke vënë në sprovë serioze stabilitetin politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *