Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Delegacioni i Kosovës ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri ta ka patur epilog shqetësues.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Burime brenda Policisë bëjnë të ditur për IO se javë më parë në Bruksel delegacionit të Kosovës i është vjedhur çanta.

Madje, mësohet se dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale në të cilat kishte material për bisedimet me Serbinë.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës së Kosovës.

Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, ani pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.

Lexo po ashtu:  Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung.": Kosova së shpejti mund të jetë anëtari më i ri i Këshillit të Evropës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *