Donald Trump ka kontestuar një pjesë të zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke thënë se ka devijim të votave.

Presidenti amerikan pohoi se do të ankohet në Gjykatën e Lartë pasi po bëhet një mashtrim në numërim të votave, raporton CNN.

Kanë reaguar menjëherë nga kampi demokrat, të cilët e quajnë të papranueshëm fjalimin e republikanit.

Menaxherja e fushatës së Joe Bidenit, Jennifer O’Malley Dillon lëshoi një deklaratë të formuluar fort pas fjalimit të presidentit në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “fyes, të paparë dhe të pasaktë”.

“Deklarata e Presidentit sonte në lidhje me përpjekjen për të mbyllur numërimin e votave të hedhura rregullisht ishte e egër, e pashembullt dhe e pasaktë. Ishte e egër sepse është një përpjekje e zhveshur për të hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë”, tha ajo në deklaratë. O’Malley Dillon vazhdoi duke thënë se “numërimi nuk do të ndalet”.

Theksojmë se i nominuari demokrat mban epërsinë në Kolegjin Zgjedhor në këtë fazë gjatë natës, 225 me 213.

Ndryshe, 270 vota elektorale janë të nevojshme për t’u bërë president.

Lexo po ashtu:  Ambasada e Italisë njofton ndryshimet në lëvizje për shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *