Në fund të fundit, zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 po zhvillohen ashtu siç ishin parashikuar nga analistët politikë, dhe siç kishte paralajmëruar Presidenti Trump.

Kandidati demokrat Joe Biden fitoi epërsi thelbësore. Ai u konfirmua fituesi në të gjitha shtetet përveç një prej shteteve që në vitin 2016 votuan për Hillary Clintom, dhe kryeson në të fundit, Nevada, si dhe në Arizonan fqinje, një ish-shtet i kuq.

Ndërkohë, në shtetet e betejës së Midwest-it të sipërm, epërsia e Trump “avulloi”, të paktën në Wisconsin dhe Michigan.

Kjo “zhvendosje blu” e parashikuar gjerësisht prodhoi reagimin që Trump kërcënoi gjatë gjithë fushatës: pretendime të egra dhe të pabazuara se votat po vidheshin. Presidenti foli kundër numërimit të zgjatur të votave, shfaqi teori konspirative dhe u zotua të apelojë në Gjykatën e Lartë.

Retorika e shëmtuar e Trump është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë amerikane.

Mund të dëmtojë legjitimitetin e sistemit politik të SHBA.

Zyrtarët shtetërorë vazhduan me zell punën e tyre. Trump kërkoi një rinumërim në Wisconsin.

Lexo po ashtu:  Putin: Rusia do të nisë një sondë hënore dhe do të thellojë lidhjet hapësinore me Bjellorusinë!

Mashtrime mund të zhvillohen ende në procesin e numërimit, qindra mijëra vota mbetën të pa numëruara në Pensilvani, dhe, nëse ato ndodhin, Trump ka të ngjarë t’i shfrytëzojë ato për të krijuar konfuzion dhe kaos.

Por ankesat e tij kanë marrë një ton gati patetik.

Sa keqbërje të mëtejshme do të shkaktojë Trump do të varet nga republikanët, veçanërisht zyrtarët e zgjedhur.

Më parë këtë javë, presidenti parashikoi që një numërim i diskutueshëm i votave mund të “nxisë dhunë në rrugë”. Kjo nuk është në interesin e një GOP që, në përgjithësi, ka rezultate më të mira sesa pritej në zgjedhjet e së martës: Partia duket se ka ruajtur kontrollin e Senatit të SHBA, shtoi vende në Dhomë dhe fitoi terren në një numër legjislaturash të shtetit.

Drejtuesit e saj nuk do të përfitojnë duke përdorur manovra të ndyra. Disa bënë thirrje për të “numëruar çdo votë”. Mund të shtojmë: Dhe respektoni rezultatet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post.

Lexo po ashtu:  Vetëm 39% e qytetarëve punojnë me qejf – Sondazhi/ 61% janë të pa angazhuar, shkaku kryesor janë kolegët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *