Astrit Dehari ishte i paraburgosur, pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim dhe për 68 ditë në burg nuk u mor fare në pyetje. Megjithëkëto, në qelinë A-3 të burgut të Prizrenit, e mbytën. Mbi Astritin është kryer krim prej ditës kur është arrestuar e deri atëherë kur e vranë, këtu e katër vjet më parë.

Kryepolici i rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, i pari pati thënë që Astriti ka vdekur nga doza e tepërt e medikamenteve. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, pat konstatuar se Astriti është vetëvrarë ende pa u bërë e pa u kryer hetimet.

Por, për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste dhe në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalur pozitiv. Atë ditë, pra më 5 nëntor 2016, Astriti ngelet mbi katër minuta e gjysmë në qeli pasi që e gjejnë të shtrirë aty. Për katër minuta njeriu vdes katër herë! Raporti i Autopsisë së ekspertëve të mjekësisë ligjore Besim Ymaj dhe Besim Latifaj si dhe Raporti i Institutit Zviceran nga Lozana, përjashtojnë si mundësi vetëvrasjen e Astritit. Nga përcaktimi i lëndimeve si shenja vetëmbrojtjeje, te mungesa e ndihmës së shpejtë adekuate e deri te Naser Makolli, i cili thuhet t’ia ketë dhënë ndihmën e parë Astritit mirëpo u gjet po ashtu i vdekur në burg pesë muaj më vonë, ky rast ka përplot fakte të rënda por edhe të panjohura indikative.

Lexo po ashtu:  Pse u grind Fan Noli me Mbretin Zog e Kostë Çekrezin

Teksa presim që ky krim të ndriçohet, Astriti na ndriçon me jetën dhe punën e tij, kurse sonte, për shpirtin e tij dhe kujtimin tonë, ndezim nga një qiri në dritaret a ballkonet tona./Albin Kurti /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *