Sipas përditësimit më të ri të numërimit të rezultateve në zgjedhjet presidenciale në ShBA, demokrati Joe Biden e ka përmbysur epërsinë e Trumpit në Georgia dhe tashmë ka kaluar vetë në epërsi.

Në bazë të të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden në Georgia tash ka 2.449.371 vota, ndërsa rivali i tij, Donald Trump, ka 2.448.454 apo 917 vota më pak.

Ky është një ndryshim drastik i rrjedhës së garës së ngushtë, për shkak se tashmë në Georgia janë numëruar 99 për qind e votave dhe rikthimi i mundshëm i epërsisë së Trumpit është matematikisht pak i mundshëm.

Duhet theksuar se Georgia ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe fitorja eventuale e Bidenit në këtë shtet do t’ia siguronte Bidenit fitoren në zgjedhje, të cilën edhe ashtu e ka afër, bazuar edhe në epërsinë momentale që e ka në Nevada.

Në Nevada, Joe Biden është në epërsi ndaj Trumpit, por vetëm me rreth 12 mijë vota, që nuk ia garanton fitoren ende. Sidoqoftë, kjo epërsi është më e lartë se një ditë më parë, kur dallimi mes tyre në këtë shtet ishte më pak se 8 mijë vota.

Lexo po ashtu:  Festat kombëtare, shqiptarët zgjedhin rajonin e Turqinë “për të festuar”

Zyrtarisht, fituesi i zgjedhjeve vendoset në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor që mbahet në dhjetor, ndërsa presidenti përfundimisht inaugurohet në mbledhjen e Kongresit që mbahet më 6 janar të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *