Edhe në WhatsApp arrijnë mesazhet e përkohshme. Nëse përdoruesi vendos që të aktivizojë funksionin, që do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën duke nisur nga ky muaj, mesazhet e reja të dërguara në një chat nuk do të jenë më të dukshme pas 7 ditësh.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Funksioni, shpjegon kompania në një njoftim, është që ta bëjnë bashkëbisedimin “me të thjeshtë dhe më privat”.
Mesazhet e përkohshme nuk janë menduar që të jenë të ngjashme me platformat si ajo e Snapchat. Për momentin, shton WhatsApp, “kemi vendosur që t’i bëjmë mesazhet e përkoshhme të dukshme për 7 ditë pasi ne mendojmë se ky është një interval kohe i mjaftueshëm për t’i lejuar përdoruesit që të mos e humbasin fillin e bisedës dhe të rilexojnë mesazhet përtë cilat kanë nevojë”.





