Ish ushtari i UÇK-së, Dedë Abazi, i cili i takon besimit katolik, me të lexuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale, ku thuhet se “janë vrarë katolikë”, ka reaguar menjëherë duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur luft fetare.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Abazi ka thënë se ai, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë të besimit katolik ishin pjesë e pandashme e luftës për liri. Me këtë rast, ai ka bërë thirrje që të mos fyhet lufta e shenjtë e UÇK-së me aktakuza të tilla qesharake.
MekuliPress ju sjell postimin e plotë të Dedë Abazit:

I nderuari Prokuror, mos e fyni luften tonë, popullin dhe dashurinë tonë, harmoninë dhe traditen tonë të lashtë dhe të shenjt, mos më fyj mua sepse – unë jam një shqiptar – për nga besimi i takoj komunitetit katolik, por une Deda dhe shumë Deda dhe Antona … ishim gjymtyrë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E jo qysh e paske futë elementin e luftes fetare!!
Ti ndoshta je sherbye me rrena nga ndonjë shpiun serbie, por po deshmon se qenke një prokuror jo profesional, dhe as që paske njohuri. Po e poshtron luften tonë që e zhvilluam për liri, popullin dhe historinë tonë me atë propozim të aktakuzes ndaj pjesëtarëve të shtabit të pergjithshëm të UÇK, ku katolikët, i paske cilesu si kundershtar të UÇK-së, kinse në luften tonë çlirimtate – qenkan vra njerëz veç pse janë katolikë. TURP.




