Me Joe Biden që ëshë parashikuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale të SH.B.A. shumë udhëheqës botërorë nxituan ta përgëzojnë për fitoren e tij.
Por jo të gjithë kanë qenë aq entuziaste në fakt disa kanë qenë të dukshëm të pakënaqur me zgjedhjen e Biden president. Këtu janë disa figura kryesore ndërkombëtare që nuk kanë dërguar mesazhe mbështetjeje ose që janë shfaqur të ftohtë në urimet e tyre.
Disa kanë shkuar edhe më tej, duke e përgëzuar Trump ose duke mbështetur pretendimet e pabazuara që ai ka bërë në lidhje me mashtrimin e votuesve.
Presidenti rus Vladimir Putin
Katër vjet më parë, Putini ishte ndër të parët që uroi Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhje, por nuk ka pasur asnjë njoftim, telegram apo telefonatë me Biden këtë herë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se arsyeja e vonesës ishin sfidat ligjore që filluan nga fushata Trump.
“Ne besojmë se gjëja e saktë për të bërë do të ishte të presim për rezultatin zyrtar të zgjedhjeve,” u tha ai gazetarëve.
Kryeministri Slloven Janez Jansa
Jansa nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Trump.
Ai ka përsëritur akuzat për mashtrim të votuesve të kryer nga Demokratët.
Të shtunën, ai u shfaq më i afruar, duke përshkruar SH.B.A.-në si partneri strategjik i Sllovenisë dhe tha se marrëdhëniet miqësore do të mbeteshin pavarësisht kush do që të ishte president.
Por ai ende nuk i ka ofruar asnjë urim Bidenit.
Ministri i Brendshëm Estonez Mart Helme
Helme akuzoi po ashtu në lidhje me mashtrim të përhapur në zgjedhjet e SHBA në një bisedë në radio të dielën.
Helme përsëriti gjithashtu akuza të pabazuara për korrupsion kundër Biden dhe djalit të tij Hunter.
Djali i tij tha se “të gjithë njerëzit normalë duhet të flasin” për pretendimet e falsifikimeve.
“Nuk ka kuptim të flasim për asnjë lloj demokracie ose sundimi të ligjit nëse zgjedhjet mund të jenë kaq të vrazhda, në mënyrë të hapur dhe masivisht të manipuluara,” shtoi ai.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro
Bolsonaro shpesh konsiderohet të jetë një aleat i Trump, aq sa ai është përshkruar si “Trump i Tropikëve”.
Ngurrimi i deritanishëm i udhëheqësit brazilian për të përgëzuar Biden, nuk vjen si befasi.
Raportet e mediave braziliane kanë cituar nga burime qeveritare që Bolsonaro ka planifikuar të presë derisa sfidat ligjore të Trump të përfundojnë.
Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador
López Obrador është një tjetër udhëheqës i Amerikës Latine i cili është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me Trump, pavarësisht tensioneve mbi politikën e ashpër të presidentit amerikan ndaj migrantëve dhe në veçanti zotimin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit të dy vendeve.
Lideri meksikan ka qenë i kujdesshëm ndaj zgjedhjeve të SH.B.A. dhe të dielën tha se do të presë që “të gjitha çështjet ligjore” të zgjidhen.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Netanyahu tha se Joe Biden ishte një mik i madh i Izraelit. Netanyahu është një tjetër udhëheqës botëror që kurrë nuk e ka fshehur afinitetin e tij për Trump.
Dhe ndërsa ai e përgëzoi Biden, vëzhguesit kanë vërejtur mungesën e fjalëve “president i zgjedhur” dhe “nënkryetar i zgjedhur” në mesazhin e tij.
Sunduesi Saudit Princi i Kurorës Mohammed bin Salman
Princi i kurorës Saudite e ka uruar Biden për fitoren e tij në zgjedhje por vetëm të Dielën, 24 orë pasi doli lajmi.
U theksua se Mohammed bin Salman nuk kishte humbur kohë për të uruar Presidentin Tanzanisë John Magufuli për rizgjedhjen e tij atë ditë.
Biden është zotuar të rivlerësojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite, veçanërisht për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe luftës civile në Jemen.
Presidenti kinez Xi Jinping
Presidenti Xi i dërgoi urime Trump në 2016 një ditë pas fitores së tij në sondazh.
Por kësaj here Kina deri më tani është ndalur në dhënien e ndonjë reagimi ndaj rezultateve të zgjedhjeve amerikane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ëang Ëenbin vuri në dukje deklaratën e Biden për fitoren në një konferencë të hënën, por tha se Pekini do të shikonte ndërsa “ligji dhe procedurat e SH.B.A.” ndiqeshin.
Biden pritet të jetë më i matur dhe më i nuancuar në qasjen e tij ndaj Kinës duke mbajtur një qëndrim të ashpër.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un
Nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj rezultatit të zgjedhjeve nga Kim, me të vërtetë që nga mëngjesi i së hënës, mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë heshtur për zgjedhjet e SHBA.
BBC