Ish gazetari i Slobodan Milosevic në Kosovë ku propagandonte gjatë luftës dhe tani kryetar Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, e ka pranuar hapur në një emision televiziv se Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë po shërbehet me informata nga Serbia.

Materiale dhe të dhëna nga Serbia po vazhdojnë të shfrytëzohen nga Gjykata Speciale për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-luftëtarëve të UÇK’së, këtë po e zbulon vet Drecun, i cili është njëri ndër protagonistët kryesor për themelimin e kësaj Gjykate.

Drecun dje në emisionin e mëngjesit në televizionin serb “Tv Happy”, deklaroi se Serbia i ka dhënë Speciales fakte për burgjet ilegale, ku sipas tij ishin 159 lokacione mes tjerash edhe në Shqipëri.

Ai thotë se e ka listën e dokumenteve dhe fakteve që ju ka dhënë Gjykatës Speciale dhe prej tyre kanë ngritur aktakuza ndaj shqiptarëve.

“ Në bazë të ndodhive, në bazë të lokacioneve, në baze të asaj që po e shoh që është prioritet i Prokurorisë Speciale (burgimet ilegale, arrestimet, keqtrajtimet…), po e shoh që ka shumë informata që ne iu kemi dhënë, p.sh. burgjet ilegale, nga 159 lokacione nga to edhe në Shqipëri, ata tashme i kanë marrë 15 në territorin e Kosovës dhe 2 në Shqipëri, që do të thotë që ende s’është përfunduar kjo punë. Unë kam listën e asaj që ne iu kemi dhënë atyre (prokurorisë speciale), dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave janë gjete në aktakuzë, e kam fjalën për ngjarjet dhe lokacionet që janë marrë”, tha Drecun.

Lexo po ashtu:  DW/ “Një epokë e re në Malin e Zi”: A mund të jetë rrezik për pavarësinë dhe çfarë mund ndodhë me Gjukanoviçin?

Drecun tha se Serbia iu ka dhënë gjërat më të rëndësishme Gjykatës Speciale, ju ka dhënë edhe strukturën komplete të UÇK’së si dhe kanë përgatitur një dosje të veçantë për eliminimin e 165 romëve.

“Natyrisht, edhe shumë çka iu kemi dhënë, gjë që është më e rëndësishme është përgjegjësia komanduese sepse ne iu kemi dhënë strukturën komplete te UÇK-së. Po ashtu në kuadër të trupit punues patëm përgatit një dosje të veçantë për eliminimin e romeve, me 165 të identifikuara” deklaroj mes tjerash Milovan Drecun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *