Çdogjë që njerëzimi ka arritur të ndërtojë, të krijojë, të sjellë në ekzistencë, çdogjë pra, ka nisur si një shkëndijë e vockël, si një impuls elektrik në fijet neurale të trurit njerëzor.

Gjithçka pra, që nga bashkimi i drunjve për të ndezur një zjarr e deri tek ekrani i smarftonit që ti po mban në dorë, ka qënë mëparë, asgjë më shumë sesa një impuls i imët, thuajse i papërfillshëm, që u krijua në trurin e dikujt.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, nuk mund të mos sillnim një koleksion të bukur me thënie mbi forcën e mendimit, bindjeve dhe ideve.

Ideja që nuk mund të vihet në jetë i ngjan flluskës së sapunit.

Idetë mund të bëhen të padëmshme vetëm po me ide.

Njeriu serioz ka pak ide. Njeriu që ka shumë ide nuk është asnjëherë serioz.

Idetë e thella i ngjajnë ujit të pastër, tejdukshmëria e të cilit turbullohet nga vetë thellësia e tij.

Mund të pohosh dobinë e një ideje e megjithatë të mos mund ta përdorësh.

Ka hipoteza ku mendja dhe forca e përfytyrimit zëvendësojnë idenë.

Idetë janë të vetmet gjëra që nuk vdesin asnjëherë.

Ideja është si fara: puna e bën që të rritet…

Paradokset janë të nevojshme për t’u kushtuar vëmendje ideve.

Sikundër syve u duhet drita për të parë, edhe arsyes i duhen idetë për të kuptuar.

Paqja klasike midis ideve dhe realiteti është arritur gjithmonë me vështirësi.

Lexo po ashtu:  Tërmkolli ofendon Vjosa Osmanin: Po e shqyen gurmazin

Idetë e mëdha janë të pamëshirshme.

Idetë gjëmojnë në botë më fort se topat.

Idetë e mëdha vijnë kur bota ka nevojë për to.

Të gjithëve ne, që në djep, na mbulojnë me tatuazhin e besimeve të fisit tonë.

Asnjë ide, mendim apo proces mendor nuk mund të lindë, pa marrë mendja ndonjë shtysë fillestare nga emocionet.

Idetë ndezin njëra-tjetrën ashtu si shkëndijat elektrike.

Të gjitha idetë kanë dalë nga përvoja, ato janë pasqyrim i drejtë apo i shtrëmbëruar i realitetit.

Talenti duhet të bindë masën për vërtetësinë e ideve të tij dhe atëherë ai nuk ka nevojë të shqetësohet për vënien e tyre në jetë, sepse kjo do të vijë krejt vetëtimshëm; pas përvetësimit të tyre.

Propaganda e të menduarit, në çfarëdo fushë që të zhvillohet, i sjell gjithmonë dobi të shtypurve.

Mendime të marra ka çdo njeri veçse i mençuri nuk i tregon.

Mendimet tona më të rëndësishme janë ato që u kundërvihen emocioneve tona.

Mendimet e mëdha dalin nga zemra.

Koka e njerëzore është skena më e vjetër. Atje janë luajtur pjesë ku e ku më përpara se të hapej teatri i parë.

Mendimi është natyra e padukshme, natyra është mendimi i padukshëm.

Të paktë janë ata që në mendimet e tyre ngrihen mbi të rëndomtën, por edhe më të paktë akoma ata që guxojnë të veprojnë ashtu si mendojnë.

Lexo po ashtu:  Biden do të shtyjë për një EU-gosllavi me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Qendra në Beograd

Asnjë lexim nuk kërkon normë më të rreptë se sa leximi i mendimeve të shkëputara, të shpërndara.

Fjalët e urta janë pasqyrë e mënyrës së mendimit të popullit.

Shkencëtari nuk është rentjer i mendimit, por prodhues i tij.

Të menduarit e ftohtë nuk është aspak më i saktë, siç nuk është githmonë më e saktë pamja nga larg.

Mendimi duhet t’i thotë menjëherë të gjitha ose të mos thotë asgjë.

Ku ka mendim ka forcë.

Mbledhja e mendimeve të mira dhe të bukura njerëzore do të kishte qenë një thesar i pallogaritshëm. Njohja me mendimet e kokave të ndritura është një ushtrim i shkëlqyer: ai të mbars mendjen dhe të mpreh mendimin.

Sido që të spërdridhet të menduarit spekulativ, dy herë dy bëjnë si edhe më parë katër.

Mendimi i dytë është gjithmonë pak më i urtë se i pari.

Te budallenjtë gjuha shkon para mendimit.

Mendimet e thella duken gjithmonë kaq të thjeshta, sa na duket sikur i kemi menduar vetë më përpara.

Nuk mjafton që mendimi të synojë të gjejë mishërim në realitet, por edhe vetë realiteti duhet të synojë drejt mendimit.

Mendimet e klasës sunduese janë në çdo epokë mendimet sunduese.

Mendimet e mira edhe nëqoftëse janë harruar, nuk kanë vdekur.

Midis mendimtarit dhe eruditit ka po atë ndryshim si midis librit dhe titullit.

Edhe sikur tërë budallenjtë të ngriheshin kundër mendjes, mjafton një mendim i vetëm për t’i larë hesapet me ta.

Lexo po ashtu:  Sot 1 prilli/ Historia e “Ditës së gënjeshtrave” dhe mashtrimet më të mëdha

Pavarësia e mendimit është aristokratizimi më i lartë.

Kur fillon të mendosh gjithçka të duket e vështirë.

Kush mendon në mënyrë të pavarur bën një punë të rëndësishme – e të dobishme për të gjithë.

Mendimi i shprehur mirë është gjithnjë melodik.

Të heqësh dorë nga të menduarit do të thotë të shpallësh falimentim shpirtëror.

Mendimet e denja kalisin zemrën e burrit dhe nuk i tremben dritës së ditës.

Shfrytëzimi i mendimeve të botës shoqërohet gjithmonë me një farë pakëndësie, por sapo mësojmë se si t’i përdorim, ato bëhen pasuri e jona.

Leverdia vlen për një çast, parimet për shekuj.

Dogmatizmi dhe sipërfaqshmëria nënkuptojnë njëri-tjetrin.

Cilido lypset të ketë burrërinë që të mbrojë bindjet e veta.

Etiketa e sistemit të pikpamjeve dallohet nga etiketa e mallrave të tjera për faktin se ajo mashtron jo vetëm blerësin, por shpesh herë edhe shitësin.

Bindja që pranon menjëherë ligjëshmërinë e pikpamjes së kundërt, e dënon veten me shterpësi.

Ushtria e parimeve çan aty ku nuk kalon dot ushtria e ushtarëve.

Po të mos kishte mendime të kundërta s’kish si të zgjidhej më i miri.

Opinionet janë si gozhdët, sa më tepër t’i rrahësh, aq më thellë ngulen.

Asgjë nuk na gënjen më tepër se mendimi ynë.

Gjykimin mund ta rrëzosh, paragjykimin kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *