Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sqaruar sot para gazetarëve arsyet pse çoi në SPAK ligjin për Metrologjuinë.

“Ligjin dëmton rëndë të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit, por edhe rëndësinë për të ndjekur penalisht hartuesit dhe propozuesit që marrin guximin për të cuar në majat më të larta korrupsionin legjislativ. Shetit përmes shërbimit metrologjik garanton që i gjithë sistemi i peshëmatjes të jetë i kontrollur për tu garantuar qytetarëve të marrin aq sa paguajnë. Ky shërbim është detyrim i shtetit dhe duhet të garantohet përmes mekanizmave të sigurt. Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj që e çon këtë shërbim në duart e privatit. Ligji ka përmbajtje të lartë antikushtetueshmërie. Shkel parimet e tregut të lirë dhe konkurrues. Ligjëron një skemë klienteliste”, tha ai.

Sipas Metës, ky ligj tejkalon skemën e zakonshme PPP, duke i dhënë mundësinë personave të caktuar të ofrojnë shërbimin pa asnjë përfitim për shtetin shqiptar.

Përmes këtij ligji, shteti heq dorë nga një shërbim publik. Qeveria i propozon Kuvendit të japë me ligj të drejtën e verifikimit të të gjithë instrumenteve matëse të hidrokarbureve dhe gazit të lëngshëm nga një shërbim privat. Nuk mjafton më 3P, kalon në 4P: partneritet publik privat preferencial. Është forma më e rëndë që unë në dekret e kam quajtur korrupsion legjislativ. Të drejtat koncesionare jepen pa negociuar asnjë lloj tarife përfituese për shtetin. Përmes këtij ligji, nga nesër çdo shërbim mund të jepet me koncesion pa garë

Lexo po ashtu:  Kryeministri në ardhje: Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *