Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se komuna që drejton nuk do të dekorohet për festat e fundvitit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Jashari ka thënë marrë parasysh gjendjen ekonomike si pasojë e pandemisë, mjetet financiare të destinuara për dekorim do të shfrytëzohen për familjet në nevojë.
“Mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.Me këtë rast kërkoj mirëkuptim nga qytetarët e komunës sonë duke uruar që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë dhe së bashku të vazhdojmë projektet dhe vizionin tonë për një Skenderaj të zhvilluar”, ka thënë Jashari.





