Ish-komandanti i UÇK’së, Sami Lushtaku, në emisionin Frontal të T7, ka folur për arrestimet e krerëve të Ushtrisë Clirimtare nga Tribunali Special. Lushtaku thotë se Serbia kreu mizori, e Specialja arrestoi shqiptarët. Ka edhe një përgjigje për presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Lushtaku thotë se nuk e ka shqetësuar deklarata e Vuciqit, sipas të cilit, konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të përshkallëzohet, nëse nuk arrihet paqja.

“Jo deklaratat asnjëherë nuk me shqetësojnë shumë. Ne e dimë që Serbia ka kryer gjenocid edhe në Kroaci e Bonje e edhe në Kosovë”, ka thënë Lushtaku.

“Serbia mendon gjithmonë për lufta, mendon se do ta kthen Kosovën nën sundimin e saj. Por ne jemi këtu dhe nuk e kem ndërmend me lëshu Kosovën”, thotë Lushtaku.

“Nëse Serbia veq i shkon mendja me ardhë në Kosovë. Na jemi të gatshëm me ndrru jetë për Kosovën kurdo që është nevoja..”, ka shtuar ai.

Për arrestimet e krerëve të UÇK’së, ish-komandanti thotë se Serbia ka kryer mizori , ndërsa tash po arresohen shqiptarët.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Kosovës arrin fitoren e parë në Tiranë

“Serbia ka ba mizori, edhe bën mizori edhe na çon nëpër burgje në Kosovë në kohën e UNMIK-ut edhe tash në Speciale. Specialja ëshë shpërblim për Serbinë për gjithë ato mizori që i ka bërë”, ka thënë ai.

“Kur don le të ja mësynë, ne jemi të gatshëm me ndrru jetë për Kosovën”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *