Shkruan: Fitim Duka

Shqipëria shpalli pavarësinë në 28 nëntor 1912, kurse Kosova në 17 shkurt 2008. Pavarësisht shpalljes së pavarësisë, duhen disa vite derisa ajo të merr formë dhe të njihet ndërkombëtarisht duke u bërë anëtare në organizatat ndërkombëtare.

Shqipëria u njoh de jure një vit më pas në Koferencën e Londrës 1913, megjithatë Greqia dhe Serbia (SKS) kundërshtonin ashpër vendimet. Greqia akoma kërkonte Himarën, Gjirokastrën dhe Korçën, kurse Serbia kërkonte Shkodrën dhe gjithë pikat strategjike në veri të Shqipërisë. Për të mos harruar këtu, që edhe Italia kërkonte për “mbrojtje” qytetin e Vlorës, që u ruajt falë luftës së patriotëve shqiptarë në 1920.

Korrigjimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Serbisë

Sipas eruditit të asaj kohe, Midhat Frashërit, forcat serbe gjatë periudhës pas pavarësisë kryen mijëra vrasje në fshatrat e Dibrës, Shkodrës, kurse vetëm në Kosovë kishin vrarë 80 mijë shqiptarë. Në fillim të viteve 1920, trupat serbe ishin futur deri në Lurë dhe Mat, ku më pas kërkonin të dilnin në detin Adriatik. Por kur panë se Konferenca e Ambasadorëve, kërkoi të zbatoheshin vendimet e Konferencës së Londrës – Serbia këmbënguli për korrigjim kufijsh. Lufta diplomatike serbe triumfoi. Me kërkesa të shumta, Serbia arriti të marrë jugperëndimin e Dibrës dhe gjithë fshatrat (rrugët) që lidhnin Dibrën me Strugën, poashtu mori një pjesë të territorit në jugperëndim të Prizrenit, si dhe verilindjen e Shkodrës me pretekstin “për të mbrojtur tregjet e Podgoricës”.

Lexo po ashtu:  Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin: Shqiponja me dy koka, simboli ynë është më i lashti i botës

Korrigjimet, ashtu sikurse ishin parashikuar, sollën për shqiptarët një humbje të një territori ku banonin më se 50 mijë banorë si dhe vunë Shqipërinë në një gjendje inferioriteti absolut ndaj Serbisë, duke ia dhënë gjithë garancitë kësaj të fundit dhe duke e lënë pa mbrojtje Shqipërinë tepër të dobët dhe tepër të vogël.

Si “shpërblim” Komuniteti Ndërkombëtar parashikoi që Shqipërisë t’ia falte Linin, një fshat në Liqenin e Ohrit me 14 shtëpi. Për ironi ose gabimisht, Lini në protokoll quhej qytet, informon foldrejt.com.

“E dimë, – tha, – se vendet që i marrim Shqipërisë, janë shqiptare, por Shqipëria është e vogël dhe e dobët, s’ka ushtri, pra nuk e mban dot qetësinë, prandaj vendet e saj ia japim Serbisë, që është më e fortë,” do shprehje kryetari i delegacionit të atëhershëm britanik Fisher.

Kush e njohu përherë të parë Shqipërinë?

Pas korrigjimeve të dhimbshme, qeveria e Shqipërisë përherë të parë u njoh nga katër Fuqitë e Mëdha (Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia), kurse më pas edhe nga Belgjika, Austria, Bullgaria, Zvicra, Finlanda, Luksemburgu, Rumania, Mbretëria SKS dhe Hungaria.

Lexo po ashtu:  Pushtoi një Evropë të tërë por kishte frikë nga macet!

Vërejtje: Për përpilimin e këtij shkrimi janë përdorur të dhëna nga Vepra 1 e Mid’hat Frashërit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *