Lirim Gashi, Prishtinë

Dikur shqiptarët s’janë martuar vetë, por kanë pritur që t’i martojë dikush.
Ai dikushi ka qenë Mixha Demush dhe askënd se ka q…n’ rrush.
Të gjithë i ka q…n’ xhep, por ama s’ka lënë kujt nuse pa i gjet.
Dhe pasi që asokohe njerëzit janë izoluar pa rrymë dhe koronë, ka ndodhur që dora X të përfundoj në dhipin Y.
Mirëpo pothuajse askush s’është ankuar, përkundrazi secili secilës prekje të ,,rastësishme” i është gëzuar.

Belaja ka krisur vetëm nëse prekjen e ,,rastësishme” e ka hetuar i treti.
Në atë çast në vend të lezetit ka krisur kijameti .
Dhe nëse në atë çast i pari ose i dyti nuk e ka marrë më të mirë të tretin, ose nuk ia ka kryer një shërbim, ky i fundit e ka akuzuar publikisht të parin ose të dytin, për kurvni të fshehtë dhe vet-shërbim.
Dhe nëse i ka shkuar koka të parit ose të dytit, për shkak të kurvnisë së fshehtë, arsyetimi zyrtar i përcjelljes së viktimës për xhenet, ka qenë pothuajse gjithmonë konflikti për megjë.
Dhe kështu janë arsyetuar shqiptarët për vrasje, pothuajse në çdo regjion, prej Durrësit e deri në Medvegjë, prej Prishtinës e deri në Marigonë.
Çuditërisht asokohe martesat rrallë herë kanë përfunduar me divorc, sepse edhe mashkulli më i dobët, e ka ruajtur martesën me forcë.

Lexo po ashtu:  Kim Mehmeti: Jo vetëm sheshet, por çdo shtëpi shqiptare në Shkup, duhet stolisur me mbishkrimin ‘E dua Çamërinë!’

Imagjinojeni sa njeriut i ka rënë asokohe shtateshi në lloto.
Prandaj Mister Karroca e Kuajve ka mundur ta ketë grua Misis Toyoto.
Sot martesat edhe pse s’janë ma ironi e fatit, janë shndërruar në laboratore eksperimentale, apo në meny delikate gastronomike, respektivisht në orgji gjysmë transparente me shije specifike erotike dhe pornografike.
Kështu që kur flasin pleqtë dhe plakat për moral, me bëjnë edhe për të qeshur edhe për të qarë.
Sepse ata dhe ato nuk e kuptojnë që morali nuk banon nën brekë, sepse po të pyetej organi gjenital nën brekë, ai s’do ta lente askënd pa e shpuar, e lërë ma pa e prekë.
Por fatmirësisht pyetet koka dhe nëse ajo e humb kontrollin mbi organet gjenitale, pronari i saj i takon grupit të gjallesave me predispozita puro animale.
Në fakt njeriu është një shtazë e zakonshme në aspektin biologjik, por ia merr vetës të drejtën për t’u vet-pagëzuar si shtaza më e përkryer, në çka unë shumë dyshoj, ngaqë rezultati më del i kundërt, botën shtazore si tërësi kur e analizoj.
Po ta analizonte çdo njeri me kujdes sjelljen e shtazëve, do ta vërente që ato janë shumë më të sinqerta dhe natyrshme, sepse përveç që janë besnike ndaj ligjeve të natyrës nuk e fshehin asnjë qëllim.
Përkundrazi, janë shumë më transparente, ngaqë çdo veprim e kryejnë haptazi dhe me paralajmërim.

Lexo po ashtu:  Tre shënime të Enis Sulstarovës mbi ndryshimet kushtetuese në MV

Prandaj jo njerëzit, por shtazët çdo konflikt e zgjidhin si burrat, prandaj s’kanë nevojë për t’i marrë si shembull për burrëri Avni Rrustemat dhe Bajram Currat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *