Pse është kaq gjë e rrallë liria? Sepse është e mira më e madhe. Sepse të gjithë e duan. Sepse të gjithë punojnë, përpiqen, sakrifikojnë, fitojnë, bëhen të suksesshëm për ta fituar atë. Liria është perëndia e shpirtit tonë.

Ne duam t’i kujtojmë herë pas here lexuesit tanë se liria është e panegociushme, është parakusht për dinjitetin njerëzor, ne gjithashtu e duam shumë frazën latine “repetitio est mater studiorum”, (ripërsëritja është nëna e dijes), ndaj nuk ndalemi duke i risjellë ato tek Ju.

Mos harroni të na thuash, cila prej thënieve mëposhtë, është më e shtrenjta për ty, e që prek një fill delikat e të rëndësishëm për lirinë njerëzore.

Tiranët në krye të familjes dhe ata në krye të shtetit ndryshojnë vetëm nga përmasat e zotërimeve dhe nga numri i skllevërve.

Liria dhe shëndeti kanë diçka të përbashkët: ato vlerësohen me të vërtetë atëherë kur nuk i kemi.

Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon për të gjithë, ndërsa i padrejti vetëm për vete.

Liria që shërben për të zhdukur lirinë, duhet zhdukur.

Njeriu i lirë nuk synon të sundojë, liria i kundërvihet në masë të barabartë si skllavërisë ashtu edhe sundimit.

Askush dhe asnjëherë nuk ka pasur të drejta të tjera, përveç atyre që ka fituar dhe i ka mbrojtur vetë.

Vetëm mëndjet e lira e ndjejnë peshën e vargonjëve.

Lexo po ashtu:  Thirrja e intelektualëve nga diaspora/ Besnik Kryeziu, veprimtar e publicist nga Gjermania: "6 tetori është mundësi për ta ndryshuar fatin tonë individual e kolektiv..." (Videothirrje)

Liria është një fe e re, feja e kohës sonë.

Vetëm ai është i denjë për jetën e lirinë që çdo ditë del në luftë për to.

Liria pa ideale sjell më tepër dëm se dobi.

Pëlqej të jem shpirt i lirë në burg, se sa puthador dhe frikacak në liri.

Ne nuk mund të presim që nga despotizmi në liri të na shpien mbi jastëk me pupla.

Privilegjet e çdolloji janë varri i lirisë dhe i drejtësisë.

Liria nuk është të rrish duarkryq, por është përdorimi i arsyeshëm i kohës, është zgjedhja e punës dhe e veprimit.

Liria është një bukë që popujt duhen ta nxjerrin me djersën e ballit.

Despoti kur bëhet i tillë, e shndërron vetveten në skllav.

Ujku dhe qengji e kuptojnë në mënyra të ndryshme fjalën “liri”.

Thelbi i shtypit të lirë, është thelbi burrëror, ashtu si një pjesë e trupit kushtëzon tjetrën.

Asnjë njeri nuk lufton kundër lirisë; në rastin më të skajshëm njeriu lufton kundër lirisë së të tjerëve.

Liria është njeriu. Madje edhe që të bindesh duhet të jesh i lirë; që të sakrifikosh duhet t’i përkasësh vetvetes.

Të jesh i lirë do të thotë, ndër të tjera, të mos jesh rob i llogjikës tënde.

Liria është një e mirë që lejon të përdoren të mirat e tjera.

O liri, magji e jetës time, pa ty puna është torturë, jeta-vdekje e ngadaltë.

Lexo po ashtu:  Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri: Rritje të frikshme me koronavirus për çdo javë në Kosovë

Kemi nevojë për liri, por ca më tepër të na drejtojnë njerëz që i duam.

Liria e vërtetë është më e çmueshme se ari dhe argjendi.

Të gjithë tiranët që kanë jetuar mbi këtë tokë, kanë besuar gjithashtu në lirinë – por në lirinë për vetveten.

Mundësia për të bërë gjithçka që të na pëlqejë, nuk është liri, por më tepër shpërdorim fyes i lirisë së vërtetë.

Është vënë re se ata që bërtasin më tepër se të gjithë, duke kërkuar liri, nuk para e durojnë me qejf atë.

Ka vlerë vetëm ajo liri që u jep hapësirë energjisë, mendjes dhe vetive të mira të popullit.

Nuk mund të jetë i lirë ai popull që shtyp popujt e tjerë.

Liria e vullnetit, për pasojë, nuk është tjetër veçse aftësia për të marrë vendime me kompetencë.

Mjaft të quash veten skallav dhe do të jesh i tillë.

Skllavëria mund t’i ulë njerëzit aq shumë, sa ata të fillojnë ta duan atë.

Shërbëtorët nuk kanë zotëri, nuk bëhen të lirë, shpirti i skllavit ka hedhur rrënjë tek ata.

Në qofsh ti vetë shkaku i robërisë tënde, mëshirë mos prit në orën e vështirë.

Atje ku është ligjësuar skllavëria, nuk mund të ketë kulturë humane.

Kur dëgjoj që ndonjë mbron skllavërinë, më lind një dëshirë e zjarrtë ta detyroj atë që ta provojë vetë këtë fat.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja xhentëllmene me dhunuesit familjarë

Veprimi prej skllavi nuk është gjithmonë karakteristikë vetëm e skllavit.

Një që është tiran në shtëpi, jo rrallë është skllav në shoqëri.

Dhuna krijoi skllevërit e parë, frika i përjetësoi.

Nuk ka skllavëri më të turpshme se skllavëria vullnetare.

Pushteti mbi vetveten është pushteti më i lartë, skllavërimi nga pasionet vetjake – skllavëria më e tmerrshme.

Njeriu më i lirë është ai që di të qëndrojë i lirë edhe në skllavëri.

Asnjë lloj pabarazie nuk mund të përligjet përveç asaj që ka krijuar vetë natyra në formën e ndryshimeve midis njerëzish.

Republika, më tepër se çdo gjë, i afron njerëzit te barazia.

Barazia e të drejtave është ligj i shenjtë i njerëzimit.

Despotët e mëdhenj të lashtësisë u ngjajnë ca bredhave madhështorë, majat e të cilëve prekin qiellin, por që, duke mos pasur rrënjë të thella, përmbysen nga shtrëngata e parë.

Përdorimi i një pjese të popullit për të mbajtur nën fre pjesën tjetër, është një mënyrë veprimi e vjetër të despotëve.

Unë nuk dua të jem sundimtar, siç nuk dua të jem dhe skllav. Ky është koncepti im për demokracinë.

Tirania është gjithmonë shprehje e dobësisë.

Tirania më e egër është ajo që vepron nën hijen e ligjshmërisë dhe del me flamurin e drejtësisë.

Qeverisja despotike është një rend i tillë punësh ku sunduesi është i poshtër, e të sunduarit janë të poshtëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *