Gjermanët duhet të përgatiten për 4-5 muaj të masave të ashpra për të ndaluar rritjen e koronavirusit dhe nuk duhet të presin që masat aktuale të largohen shpejtë, sipas Ministrit të Ekonomisë Peter Altmaier. “Nuk e përballojmë dot që ekonomia të mbyllet dhe hapet vazhdueshëm”,- tha ai. Gjermania ka vendosur një serë masash për të frenuar valën e dytë të Covid-19, ashtu si vendet homologe europiane. Ndërkohë që restorantet dhe baret janë mbyllur, shkollat dhe dyqanet qëndrojnë të hapura deri më tani.

Numri i rasteve u rrit me 16,947 në 24 orët e fundit. Altmaier tha se Gjermania nuk duhet të zbusë masat më shpejtë se ç’duhet. “Nëse nuk duam ditë me 50,000 infeksione, siç ndodhi në Francë një Javë më parë, ne duhet të mos biem pre dhe spekulojmë për zbutjen e masave përsëri”- tha Altmaier për bild am Sonntag. Sipas tij, të gjithë vendet që kanë hequr masat e karantinës më shpejtë se ç’duhet, kanë paguar çmim më të lart në jetët e njerëzve. Komentet e tij vijnë paralelisht me politikëbërës të tjerë gjermanë. Ndër to, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha në fundjavë se do të ketë muaj të vështirë përpara.

Lexo po ashtu:  Oferta e dytë më e madhe e Gjermanisë në histori: Volkswagen, 75 miliardë euro për Porsche!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *