Një pëllumb dyvjeçar garues i quajtur “Kimi i Ri” ka vendosur rekord, duke u shitur në ankand për 1.6 milionë euro. Ankandi ka mbaruar sot, siç ka bërë të ditur shtëpia online e ankandeve, raporton Reuters.

Ofertat kishin arritur te 1.32 milionë euro qysh javën e kaluar, duke e thyer rekordin e kaluar që u vendos në mars të vitit 2019 kur një pëllumb belg, i quajtur Armando, u shit për 1.252 milionë euro.

Shifra vazhdoi të rritej në 30 minutat e fundit të ankandit sot, derisa arriti në 1.6 milionë euro.

“Këto shifra rekorde janë të pabesueshme, pasi është femër. Armando ishte mashkull. Zakonisht meshkujt vlejnë më shumë”, ka thënë Nikolaas Gyselbrecht, shef-ekzekutiv dhe themelues i Pipa-s, për Reutersin.

Gyselbrecht ka thënë se “Kimi i ri” ishte vetëm dyvjeçare dhe garoi vetëm në vitin 2018, duke e fituar titullin e pëllumbit më të mirë të ri në Belgjikë dhe më pas u pensionua para kohe. Pëllumbat mund të shumohen deri në moshë 10-vjeçare.

Ankandi filloi me ofertë fillestare 200 euro më 2 nëntor, por mori një ofertë 1.31 milionë euro nga një grup jug-afrikan brenda 90 minutave. Dy koleksionues të pasur kinezë u kundërpërgjigjën dhe fituan të dielën.

Lexo po ashtu:  Beograd/ Gjykata merr vendim për dy shtetasit zviceranë që bënë shqiponjën dykrenare në Beograd

“E vetmja gjë që mund të them është se jemi në shok”, ka thënë Kurt va nder Wouwer, familja e të cilit e kishte rritur dhe e kishte në pronë “Kimin e ri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *