Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka riprovokuar sërish mjedisin ndërkombëtar teksa me rastin e 37-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Turqve Qipriotë ka propozuar një formulë ndryshe për zgjidhjen e çështjes së ishullit të shumëdiskutuar. Sipas Erdogan ideja e dy shteteve duhet negociuar meqenëse siç tha ai: “në ishull ka dy popuj dhe dy shtete”.

Deri më tani zgjidhja është parë në kuadër të një formule të federalizmit mes grekëve dhe turqve.  Madje pak ditë më parë përfaqësuesit e dy komuniteteve janë takuar në prani të një përfaqësueseje të OKB-së, duke dhënë sinjale se diçka e mirë po lëvizte. Aktualisht qëndrimi I Erdogan minon përpjekjet e deritanishme duke kërkuar në tryezë ndarjen e Qipros. Më tej presidenti turk ka përsëritur se kërkimet e anijeve turke për hidrokarbure në Egje do të vazhdojnë deri sat ë arrihet një rregullimi i ndershëm.

Lexo po ashtu:  Toka “furnizon” Hënën me ujë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *