Gjermania ka paditur një spiun të dyshuar egjiptiano-gjerman që punon për shërbimin për shtyp të kancelares Angela Merkel. I dyshuari, i quajtur Amin K, akuzohet për transmetimin e “informacionit në Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës Egjiptiane” (GIS) për vite me radhë duke përfituar nga pozicioni i tij i privilegjuar.

I dyshuari i lindur në Egjipt kishte qenë i punësuar në shërbimin e shtypit që nga viti 1999, së fundmi duke punuar në shërbimin e vizitorëve të Qendrës Federale të Shtypit Gjerman, i ngarkuar me komunikimin mbi aktivitetet e kancelarisë.

Prokurori Federal Gjerman tha në një deklaratë se ai kishte transmetuar informacion në GIS “që nga korriku i 2010 më së voni”.

“I akuzuari donte të ndihmonte shërbimin e inteligjencës Egjiptiane duke i dërguar vëzhgimet e tij se si mediat merreshin me politikat e brendshme dhe të jashtme në lidhje me Egjiptin si dhe situatën e përgjithshme të lajmeve,” shtoi zyra e prokurorit. Policia tha se ata kishin hapur një hetim kundër të dyshuarit në fillim të korrikut.

Në vitin 2014 dhe 2015, individi gjithashtu pa sukses u përpoq të rekrutonte një burim për shërbimin sekret Egjiptian duke u siguruar punonjësve të GIS kontaktin e nevojshëm. Në këmbim të informacionit të dhënë, i dyshuari shpresonte të merrte trajtim preferencial nga autoritetet egjiptiane. Në veçanti, nëna e tij do të ishte ndihmuar në pohimin e të drejtave të saj të pensionit Egjiptian, thonë prokurorët.

Lexo po ashtu:  Emigrantët, më të mbi-kualifikuar se “vendasit” europianë! Fenomeni dominon në Greqi dhe Itali

I dyshuari ndonjëherë ishte ftuar në pritje zyrtare, për shembull me rastin e lamtumirës së ambasadorit egjiptian në Gjermani në 2019. Sipas raportit nga Inteligjenca e Brendshme Gjermane, si Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Egjiptiane (GIS) ashtu edhe Shërbimi i Brendshëm i Inteligjencës (NSS) janë aktivë në Gjermani.

Një nga qëllimet e tyre është të mbledhin informacione për kundërshtarët e regjimit egjiptian të Presidentit Abdel Fattah al-Sissi të cilët jetojnë në vend, në veçanti mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, e cila është e ndaluar në Egjipt që nga viti 2013.

Burimi: Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *