Sindikata e pavarur e RTK-së, sot, e premte 20.11.2020, ka reaguar ndaj “parregullsive që po ndodhin nga udhëheqësia e televizionit publik të Kosovë (RTK)”. Reagimi i sindikatës së pavarur është dërguar në redaksinë e MekuliPress dhe reagimi i tyre po publikohet pa ndërhyrje të redaksisë.

Më poshtë lexoni argumentimet dhe shqetësimet e sindikatës së pavarur të RTK-së:

SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

KRYESIA E SINDIKATËS

 

SPRTKSkandaloze-Drejtuesit e RTK-së po tentojnë ta zgjedhin në krye të financave dhe administratës së RTK-së një menaxher restauranti. Nëse kjo ndodhë, atëherë ky person do të ishte përgjegjësi kryesor për buxhetin prej rreth 13 milion euro, për kontratat e një mijë të punësuarve, për të drejtat ligjore e autoriale, për ligjin, statutin dhe rregulloret e RTK-së.

PRISHTINË, 20.11.2020– Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) ka identifikuar parregullsinë e radhës nga Menaxhmenti i RTK-së.

Kjo ka të bëjë me konkursin për pozitën Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta, ku hyjnë njësitë më vitale të RTK-së, siç janë Financat, Administrata, Burimet Njerëzore, Zyra ligjore etj.Në konkursin për këtë pozitë kanë aplikuar tre kandidatë, dhe sipas informatave që posedon Sindikata asnjëri nga ta nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit. Dy prej kandidatëtve që kanë aplikuar për këtë pozitë jamë të kualifikuar për histori dhe gazetari, ndërsa kandidati i tretë ka përvojë në menaxhim të restaoranteve.

Lexo po ashtu:  Seksizmi është defekt social/ Sot protestohet për përjashtimin e Ardian Kastratit nga UP-ja

Sipas ligjeve të aplikuara në vendin tonë, konkursi shpallet i pavlefshëm nëse nuk aplikojnë së paku tre kandidatë që i plotësojnë kushtet e kërkuara me konkurs.

 Në publikimin e konkursit për këtë pozitë, më poshtë i gjeni disa prej kushteve që janë kërkuar, e që nuk i ka plotësuar asnjëri prej aplikuesve:

-Kualifikim superior profesional në drejtimin juridik apo në menaxhim biznesi;                             

-Të paktën pesë vjetë përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave tjera relevante (përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë).

Bazuar në kriteret e përcaktuara, ky konkurs do të duhej të anulohej, dhe jo të procedohej tutje siç ka vepruar Menaxhmenti i RTK-së, duke i ftuar kandidatët që t’i nënshtrohen testit me shkrim i cili u realizua dje.

Paligjshmërisë së këtij procesi i dha vulë mosgatishmëria e Menaxhmentit për t’i lejuar qasje përfaqësuesit të Sindiktës në dosjen e aplikantëve.

Prej funksionalizimit të ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive të RTK-së, kjo është hera e parë që një Menaxhment i RTK-së, pasi e fton Sindikatën që ta vëzhgojë procesin e konkursit, nuk i ofron asaj qasje në dokumentacionin e aplikantëve.

Lexo po ashtu:  Ura e Vashës në Mat, kryevepra e shekullit XVIII

Nëse pengohet qasja në dosjen e aplikantëve atëherë cili është efekti i vëzhgimit të procesit nga Sindikata?!

SPRTK kërkon nga drejtuesit e RTK-së anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi.

Prokuroria e shtetit ta hetojë me urgjencë këtë proces të paligjshëm dhe shumë të dëmshëm për Transmetuesin Publik.

SPRTK në ditët në vijim, përmes një konference për medie do t’i publikojë dëshmitë që flasin për lidhjet e këtij personi me njerëz të fuqishëm të politikës, si dhe të gjitha parregullsitë dhe veprimet e kundërligjshme në RTK.

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së

/MekuliPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *