Avokati personal i Donald Trumpit, Rudy Giuliani, thirri konferencë për shtypin për të akuzuar për manipulime në zgjedhje, duke pritur që gazetarët të shfaqnin interesim të madh për fjalët e tij. Megjithatë, diçka tjetër ua tërhoqi vëmendjen.
Përderisa po fliste para gazetarëve, Giuliani u djersit dhe faqeve filloi t’i rridhte ngjyra e zezë e flokëve. Kjo mjaftoi që në internet të fillonin shakatë dhe talljet me të, shkruan The Guardian, përcjell MekuliPress.com
Përkrahësit e Trumpit dhe ndihmësit e tij vazhdimisht kanë pretenduar se në zgjedhjet presidenciale ka pasur parregullsi, por ata nuk kanë paraqitur fakte për këto pretendime.
Pas rinumërimit të votave në Georgia, Joe Biden u rikonfirmua si fitues në atë shtet, ndërsa ankesat ligjore të Trumpit në disa shtete tjera janë hedhur poshtë.