Edhe Vasfije Krasniqi Goodman është përfshirë në debatin që kishte Driton Selmanaj me Saranda Bogujevcin.

Krasniqi Goodman thotë se edhe vet është lënduar nga fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Kjo kategori e shoqërisë është lënduar edhe nga fjalimet e deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. 03/09/2020. E njëjta gjë, kategori e ndryshme”, shkruan Krasniqi Goodman duke ju referuar deklaratës së Selmanajt.

Deputetja Saranda Bogujevci pretendon se është ofenduar dhe lënduar nga një deklaratë e Driton Selmanajt që ky i fundit edhe dha në një emision televiziv, ku sipas saj, kishte të bënte pikërisht me masakrën e familjes Bogujevci.

Lexo po ashtu:  Betohem se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga ligjet e para që do të kërkoj dhe votoj do të jetë ligji për votimin e mërgatës pranë ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *