Ndërsa anti-Trumpistët shqetësoheshin se fushata e Biden ishte shumë e qetë, pa pasion dhe e pagatshme për të sulmuar Trump, Biden po zhvillonte një fushatë të suksesshme bazuar në anatemën e populistëve të ekstremit të djathtë: angazhimi nëpërmjet dialogut. Në vend që të shkaktonte agresion dhe përçarje, Biden u përpoq të bashkonte njerëzit mbi dekolten tradicionale të së majtës e djathtës.

Populistët e ekstremit të djathtë gjithmonë duan të luftojnë. Ata përdorin argumentimin eristik, një formë argumentimi shkatërrues me plot sulme e rrjedhimisht e duan sulmin. Kur Hillary Clinton, për shembull, shkoi në ofensivë në 2016, duke i quajtur disa mbështetës të Trump “të mjerueshëm”, kjo siguroi karburantin e përsosur për Trump që të aktivizonte bazën e tij. “Shikoni, ja çfarë mendon elita për ju”, tha Trump si kundërpërgjigje.

A ka mësime këtu mbi mënyrën se si ne angazhohemi kundër lëvizjeve populiste të ekstremit të djathtë? Po! Në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer ka fituar vlerësime dhe kritika për fushatat e tij kundër kryeministrit Boris Johnson. Kritikët e shohin qasjen e tij si të vakët. Mbështetësit besojnë se qasja e tij e qetë është një kontrast i qëllimshëm ndaj Johnson.

Lexo po ashtu:  Pyetja e parë e njeriut

Në Bashkimin Evropian, problemi ekziston në nivel kombëtar dhe mbikombëtar. Emmanuel Macron, për shembull, arriti të portretizojë veten e tij njëkohësisht si përçarës dhe si një mbrojtës i institucioneve të Republikës kur u përball me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në 2017. Por, rritja e tensioneve mbi terrorizmin mund të krijojë një mundësi për ekstremin e djathtë në muajt dhe vitet e ardhshme. Sidoqoftë, Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë marrë së fundmi axhendën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, duke i grabitur kështu radikalëve retorikën mbi rendin dhe ligjin.

Ndërkohë, shteteve të BE-së u shkaktohet një dhimbje koke e vazhdueshme me Hungarinë dhe Poloninë, dy vende ku luftohen vazhdimisht normat liberale të respektimit të dinjitetit njerëzor, soliadaritetit dhe rendi demokratik.

Populizmi i ekstremit të djathtë nuk shfaqet në të njëjtën mënyrë kudo, por metodat e luftimit të tij janë të ngjashme. Së pari, kuptimi i këtij problemi si “politikë e zakonshme” është problematik. Suksesi i Demokratëve ë zgjedhjet presidenciale të SHBA erdhi kryesisht sepse fraksionet brenda partisë kuptuan se qëllimi i vetëm më i rëndësishëm ishte humbja e Trump. Strategji të ngjashme janë parë në Francë në humbjet e Le Pen père et fille, dhe së fundmi në zgjedhjet presidenciale të Austrisë 2016, ku partitë kryesore u bashkuan pas një kandidati të pavarur për të mposhtur kandidatin e ekstremit të djathtë të Partisë së Lirisë.

Lexo po ashtu:  Manipulimi me fotografinë e Marubit

Së dyti, është thelbësore të përdoren mekanizmat ekzistues që rregullojnë jetën publike: mbetet një mundësi që Donald Trump përfundimisht të mundet në një sallë gjykate në New York, të rrëzohet për praktika të dyshimta të kontabilitetit në lidhje me financimin e fushatës së tij 2016 ose në lidhje me shmangien ndaj taksave. Në vitet e presidencës së tij, deri në ditët e sotme, Trump vazhdimisht ka shkelur paturpësisht kushtet e shërbimit të platformave të mediave sociale.

Megjithatë, llogaria e tij nuk u pezullua siç do të kishte ndodhur me një përdorues i cili nuk është një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Prej saj u fshehën thjesht disa mesazhe që i kushtonin shumë botëkuptimit të demokracisë. Është e vështirë të dihet se çfarë efekti mund të kenë pasur sanksionet e mediave sociale, por ato padyshim do kanë dërguar një mesazh të qartë: Rregullat ende zbatohen, edhe kur populistët janë në pushtet.

Dosti Banushi
Burimi: Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *