Seanca e sotme (e hënë) në Kuvendin e Kosovës ka filluar punimet me një minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës shqipe, Ismet Peja.

Doajeni i muzikës sonë ka ndërruar jetë në orët e hershme të ditës së hënë (23 nëntor), ndërsa lajmin e konfirmoi djali i tij, Visar Peja.

Peja, i cili lindi në vitin 1937 ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, ndërsa është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën tonë muzikore.

Në fillim të seancës, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë çuar në këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Pejës.

Ndryshe, është bërë e ditur se artisti legjendar do të varroset gjatë ditës së sotme (e hënë, 23 nëntor) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:  FAKSIMILE: Hetimet e drejtësisë amerikane për lobimin e kompanisë ruse, prokuroria thërret Lulzim Bashën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *