Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka kërkuar ndjesë publike lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut mbi heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.

Gjici shprehet se vendimi erdhi pas kërkesës së 57 familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës”, shkruan Gjici.

Lexo po ashtu:  Vajzat arbëreshe kthejnë në një vepër arti një pjesë të qytezës së tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *