Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që për nder të festës së 28 nëntorit të vendosin flamuj kombëtar dhe të UÇK-së në ballkone apo dritare të shtëpive apo banesave.

Vetëvendosje ka bërë thirrje që të mobilizohen dhe të vendosin flamujt kombëtar në pamundësi që në këtë kohë pandemie të ketë organizime për këtë datë të shënuar për shqiptarët.

Sot është përvjetori i 10-të i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 23 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së. Po ashtu ditëlindja e heroit kombëtar, Adem Jashari.

Për shkak të situatës me pandeminë organizimet për këtë ditë janë të kufizuara dhe në përputhje me masat anti-Covid.

Lexo po ashtu:  Deputeti i LDK’së tregon publikisht pse nuk e dha nënshkrimin për rrëzimin e Kurtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *