Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një qytetar i Podujevës që kishte dalë për të votuar ka treguar një detaj interesant, duke thënë se sot i ka vdekur bashkëshortja nga COVID-19, por kjo nuk e ka penguar atë që të dalë e të kryejë obligimin qytetar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sylejman Bllaca nga Podujeva thotë se gruaja e tij e cila ishte infektuar nga COVID-19, sot në orën 09:00 ka vdekur në QKUK në Prishtinë, ku ishte e shtrirë.

“Unë e kam ndie obligim që të vij ta kryej obligimin qytetar… I vdekuri me të vdekurin, i gjalli më të gjallin”, ka thënë ai, derisa po qëndronte në qendrën e votimit.

Ai thotë se pas vdekjes së gruas nuk ka shkuar në shtëpi, por i është drejtuar qendrës së votimit.

“Gruaja ka mbetur në morg. Unë ende nuk kam shkuar në shtëpi, por kam ardhur këtu të votoj”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Akuza e re për Milaim Zekën: "Ku i more 6 banesa?"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *