Prefekti i Qarkut të Kukësit refuzon heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.

Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.

Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Vetoin Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Amerika në dhunë e Trump falendëron veten për ruajtjen e paqes në Uashington!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *