Rregullatori i barnave dhe politikëbërësit në Bashkimin Europian kanë paralajmëruar kundër miratimeve të parakohshme të vaksinës së Covid-19, pasi Britania i dha autorizim emergjent vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga Pfizrer dhe BioNTech. Britania është vendi i parë perëndimor që miraton vaksinën, një lëvizje që shumë e shohin si një objektiv politik të qeverisë së Boris Johnson, që është përballur me kritika në trajtimin e pandemisë.

Vendimi u ndërmorr nën një process emergjent, ultra të shpejtë. Agjencia Europiane e Barnave (EMA), që është përgjegjëse për miratimin e vaksinës në BE, deklaroi se procedura më e gjatë në miratimin e vaksinës është më e përshtatshme, pasi bazohet tek më shumë prova dhe kontrolle se sa procedura e Britanisë. “Autorizimi i marketingut të kushtëzuar është mekanizmi më i përshtatshëm rregullator për përdorim në emergjencën aktuale të pandemisë”- deklaroi agjencia. Nën këtë procedurë, do të vendoset më 29 Dhjetor, nëse do autorizohet vaksina e Pfizer. Politikbërësit europianë patën gjithashtu qasje kritike ndaj vendimit të britanisë.

Peter Liese, deputet në partinë e kancelares gjermane Angela Merkel, tha se vendimi i britanisë është problematik dhe shtetet anëtare nuk duhet të përsërisin këtë proces. Nën rregullat e BE, vaksina e Pfizer duhet të autorizohet nga EMA, por vendet mund të përdorin procedurë emergjencë të vetën për shpërndarje kombëtare.

Lexo po ashtu:  Shahini: E rrezikshme nëse mbjellim sentiment anti-shqiptar

Klevis Llaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *