Shumë femra po tundohen prej netëve pasionante, por terrorizohen ndaj mendimit për t’u divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Pra, ato që tradhtojnë partnerët e bëjnë për çështje seksi dhe nuk e mendojnë aspak divorcin prej tyre

Universi femëror nuk e ëndërron më princin e kaltër i cili e merr me një kalë të bardhë vezullues. Ka gjithnjë e më shumë raste gjatë të cilave femrat e moshës së mesme – të mërzitura nga rutina e përditshme e martesës – kërkojnë net pasionante me një tjetër mashkull, i cili nuk është bashkëshorti i tyre.

Mosha nuk ka rëndësi, po ashtu edhe puna apo çdo gjë tjetër rreth tij: e rëndësishme është që ai t’u dhurojë atyre ndonjë orë “mësimi” emocionesh seksuale. Kjo, sipas një studimi të fundit, i cili ka arritur të tregojë se 67% e grave të martuara janë në kërkim të marrëdhënieve jashtëmartesore për të pasur ditë të veçanta romantike me pasion që përfshijnë padyshim edhe seksin.

Sipas Eric Anderson, ekspertit të seksologjisë nga Universiteti i Winchester (UK), deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.

Lexo po ashtu:  Xhelozët e meritojnë me të njëjtën monedhë; ja pesë mënyra si të menaxhoni situatën kur ju del nga duart

Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.

Rezultatet pra, nuk janë absolutisht tregues i mosmarrëveshjeve dhe i mosharmonisë bashkëshortore, por i monotonisë seksuale, tipike e marrëdhënieve monogame për një kohë të gjatë.

Në veçanti, me kalimin e kohës, marrëdhëniet seksuale bëhen të mërzitshme dhe të parashikueshme, ndërsa cilësia dhe frekuenca e raporteve zbehet shumë. E gjithë kjo është thënë nga femrat e moshës së mesme, ndoshta sepse me kalimin e ditëve, të dy partnerët mërziten prej “trupit” të njëjtë.

Anderon e ka kryer studimin e tij te 100 femra të martuara të moshës mes 35 deri 45 vjeç, të regjistruara në sajtin AshleyMadison.com, një uebsajt me sa duket popullor për personat e interesuar për pasjen e raporteve jashtë martese.

Anderson thotë se, dallimi mes meshkujve dhe femrave në kërkim të lidhjeve jashtëmartesore duket se shkaktohet nga mendimi që mashkullin e sheh si një “hamshor” dhe femrën si një të “përdalë”, për të njëjtën sjellje.

Lexo po ashtu:  Për djemtë që më përçmuan dhe ofenduan në autobus. Ju fal se arsyen e kam zbuluar!

Jo pa qëllim meshkujt të cilët njihen se kanë shumë femra pas vetes shihen si “super meshkujt”, ndërsa femrat që kanë shumë meshkuj penalizohen nga shoqëria duke u konsideruar si më pak serioze. Në fund, gjëja e vetme e qartë është se për femrat që kanë marrë pjesë në studim, zgjedhja për të bërë seks me të njëjtin mashkull për të gjithë jetën ishte një dështim i madh.

E në këtë mënyrë, ky studim duket se ka hedhur poshtë mendimet e shumta e të mëparshme rreth tradhtisë së femrave, të cilat theksonin se këto të fundit tradhtojnë veçanërisht me “zemër” dhe jo prej nevojave të veçanta seksuale.
Studimi tashmë ka zbuluar një të vërtetë të madhe rreth faktit se përse femrat që njihen si tradhtare nuk ndahen nga bashkëshortët aktualë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *