Vepra e njohur e Fatos Kongolit, “I humburi” tanimë është më afër lexuesit japonez.
Kjo si pasojë e përkthimit të kësaj vepre nga profesori i Universitetit të Hiroshimës, dr.Iura Ichiro.

“I humburi” tanimë është botuar nga shtëpia botuese “Shoraisha” në Kioto.

Romani ‘I humburi’ është një pasqyrë e qartë dhe tronditëse e shoqërisë autoritare, tiranike, e deri edhe jo-njerëzore në Shqipërinë komuniste. Më shumë se një tregim për një shoqëri të caktuar, ky rrëfim ilustron se si funksionon një shoqëri e cila ekzistencën e saj e bazon në frikë dhe bindje, një analizë e tillë vlen për të gjitha kohërat e për të gjitha shoqëritë. Pushteti dhe mekanizmat e tij janë të pranishëm në një formë apo tjetrën, herë më të drejtpërdrejtë, e herë i fshehur nëpërmjet mekanizmave mbrojtës.

Kongoli është i dyti shkrimtar shqiptar, pas Ismail Kadaresë, që botohet në japonisht, nga e njëjta shtëpi botuese dhe nga i njëjti përkthyes.

Lexo po ashtu:  Për ditën ndërkombëtare të fëmijëve/ "Rrena*, poezi nga Ndre Mjeda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *