Glauk Konjufca ka thënë se në letrën e Biden shkruhet se “është me rëndësi të kthehet mbrpashtë politika e pabalancuar, qasja e Trumpit edhe e Grenelli”

Konjufca ka thënë se kjo i bie se Grenelli sa herë që ka ardhë në Kosovë ia ka mbajtur anën Serbisë

“Me marrëveshjen e 4 shtatorit konsideroj që duhet të vendoset në dritën e një dokumenti shumë të rëndësishëm. Ka qenë shumë e frikshme qysh ka pas edhe lajme të rrejshme për atë letër të Bidenit duke e quajtur të pavertetë. Po e citoj, shkruan kështu:‘Është më rëndësi që të kthehet mbrpashtë politika e pabalancuar, qasja e Trumpit edhe e Grenellit’”, tha Konjufca.

“I bjen që qiky Grenelli sa herë ka ardhë këtu, i bjen fort ja ka majt anën Serbisë, qishtu duhet me u lexu letra e Bidenit. Qasja ka qenë e anshme, e pabalancuar i bjen e anëshme sipas mendimit tim” shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Jeta drejt normalitetit në Kiev, ukrainasit po hapin baret e restorantet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *