Në “Historinë e Diplomacisë Shqiptare”, arkivat e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme gjendet online dhe dokumentet e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve, në vitin 1920.

Anëtarësia në organizatën e Lidhjes se Kombeve shënon fillesat e diplomacisë shumëpalëshe për shtetin shqiptar. Delegacioni shqiptar mbajti gjithmonë një qëndrim aktiv dhe progresist në këtë organizatë, e kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve kudo ku ato ndodheshin.

Qeveria shqiptare e konsideroi antarësimin në këtë organizatë si garanci për një trajtim më të drejtë të statusit dhe kufijve të Shqipërisë në tryezat vendimarrëse të Fuqive të Mëdha . Ajo shfrytëzoi faktin që me 15 nëntor 1920 do të hapej sesioni i pare i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Gjeneve të Zvicrës. Me 12 tetor, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes Pandeli Evangjeli i drejtoi një leter Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummond në të cilën në emër të popullit shqiptar kërkoi që Shqipëria të pranohej anëtare në Lidhjen e Kombeve e të merrte pjesë në Asamblenë e madhe që do të hapej me 15 nëntor.

Lexo po ashtu:  Shko Dallëndyshe – Filip Shiroka

Periudha 12 tetor 1920 deri me 17 dhjetor 1920, kur Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, ishte e mbushur me një punë intensive diplomatike të qeverisë shqiptare dhe delegacioneve të saj në Paris e Gjenevë, dhe e mbështetur nga miq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku spikat deputeti britanik Aubrey Herbert, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *