“Gjasat janë që në këto zgjedhje nga lista jonë të bëhen deputetë më shumë se 65 emra. Nga një anë, ky është lajm i mirë. Por ekziston edhe një fenomen për të cilin duhet të kemi kujdes. Nuk bën të ulim standardin e listës, dhe as të Kuvendit. Parlamentarizmi, në vitet e fundit, ka ardhur duke u përkeqësuar. Të merr malli të dëgjosh një debat vërtet politik e përfaqësues në Kuvend, sepse më shpesh ose janë përplasje banale e brutale, ose janë diskutime të thata prej studentësh që duan të tingëllojnë si profesorë. Për ta rikthyer dinjitetin e Kuvendit dhe besueshmërinë e qytetarëve në parlament, ne duhet që me shumë kujdes, të zgjedhim njerëzit më të mirë, të përgatitur e të pjekur politikisht, për detyrën e rëndësishme të përfaqësuesit, pra të deputetit. Ky është një proces për të cilin do të na duhet një bashkëpunim e një mirëkuptim, i cili fillon qysh sot. Duhet ta kthejmë në Kuvend peshën e fjalës dhe atë të mendimit.”
– Albin Kurti
Lexo po ashtu:  “Mercenarë nga Kosova në Ukrainë”, Ministja e Jashtme e Kosovës i drejtohet Putinit: Kriminel lufte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *