Bashkimi Evropian dhe Kina kanë arritur sot një marrëveshje investimi që do t’u japë kompanive Evropiane më shumë akses në tregjet kineze dhe do të ndihmojë në korrigjimin e atyre që Evropa i sheh si lidhje ekonomike të paekuilibruara. Marrëveshja ka qenë në diskutim për shtatë vjet dhe ka të ngjarë të marrë të paktën një vit për të hyrë në fuqi. Ajo shihet si një marrëdhënie e re me Kinën, të cilën BE e sheh njëkohësisht si partner, por edhe si rival sistemik.

Falë marrëveshjes së re, kompanitë europiane do të lejohen të operojnë në Kinë në sektorë që përfshijnë makinat elektrike, spitalet private, pasuritë e patundshme, reklamat, industrinë detare, shërbimet cloud të Telekomit, sistemet e rezervimit të linjave ajrore dhe trajtimi i tokës.

Kompanitë që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë Daimler, BMË, Peugeot, Allianz dhe Siemens, të gjitha të pranishme në shkallë të gjerë në Kinë.

Kina do të ndalojë transferimin e detyruar të teknologjisë nga ndërmarrjet e huaja dhe është zotuar të jetë më transparente për subvencionet si edhe do të ndalojë ndërmarrjet shtetërore të diskriminojnë investitorët e huaj.

Lexo po ashtu:  I love you Tayyip, apo I love your tie?

Marrëveshja i jep Evropës njëfarë barazie me Shtetet e Bashkuara, e cila ka arritur një marrëveshje tregtare me Kinën, e cila është në fazën e parë.

Marrëveshja Kinë-BE përfshin angazhime mbi ndryshimin e klimës dhe të drejtat e punës. Angazhimet janë reciproke, por tregu i BE-së tashmë është shumë më i hapur. Brukseli ka lëshuar terren në fushën e energjisë, por thotë se oferta e tij për Kinën konsiston kryesisht në garantimin e hapjes ekzistuese.

Marrëveshja u arrit pas një takimi online midis krerëve të institucioneve të BE-së dhe Presidentit kinez Xi Jinping. Ky i fundit është shprehur se marrëveshja tregoi vendosmërinë dhe besimin e Kinës për t’u hapur.

“Ajo do të stimulojë ekonominë globale ndërsa rimëkëmbet nga pandemia e koronavirusit dhe rrit besimin e ndërsjellë, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e quajti marrëveshjen një pikë referimi të rëndësishme në marrëdhëniet e BE me Kinën.

Marrëveshja nuk reflekton përfitime të dukshme për Kinën, megjithatë analistët thonë se Pekini nuk do ta kishte firmosur pa pasur njëfarë leverdie.

Lexo po ashtu:  Më thuaj Muajin e Lindjes, të të them Çfarë Femre je!

“Asnjë fuqi e madhe, veçanërisht Kina, nuk jep asgjë falas, kështu që do të ketë një shkëmbim. Thjesht nuk është në marrëveshje”, thotë Hosuk Lee-Makiyama, drejtor i think tank-ut tregtar ECIPE.

Edhe pse BE është përpjekur ta paraqesë marrëveshjen si një hap drejt forcimit të marrëveshjeve shumëpalëshe, ajo akoma nuk mbulon çështje që përfshijnë flukset tregtare ose prokurimin publik për prodhuesit e pajisjeve të telekomit Huawei.

Burimi: Reuters 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *